Marina Vjollca ka folur për herë të parë për një nga periudhat më sfiduese të jetës së saj, kur përballoi një shtatzëni të vështirë dhe probleme shëndetësore të bashkëshortit të saj, këngëtarit Getoar Selimi.
Në një intervistë me Alketa Vejsiun, moderatorja rrëfeu:
“Periudha që unë u bëra nënë ka qenë një nga periudhat më të vështira në jetën time, për shkak të situatës familjare që përjetova me Getin dhe sëmundjen e tij. Pavarësisht kësaj, unë e gjeja forcën në vetvete dhe thashë që duhet të vazhdoj të punoj. Nuk ndala ritmin dhe vazhdova përpara. Ishte një shtatzëni shumë e vështirë, që ishte duke dështuar.”
Moderatorja shtoi se ndonëse sfidat ishin të mëdha, ajo vendosi të mbetej e fortë dhe t’i përkushtohej punës. “Askush në atë periudhë nuk e dinte se çfarë unë po përjetoja,” tha ajo.
Marina dhe Getoari u bënë prindër në vitin 2021 me vajzën e tyre Marget, duke tejkaluar së bashku sfidat që hasën gjatë rrugës.