Atmosfera në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” ka qenë tepër e tensionuar, ku një deklaratë e Gjestit ka shkaktuar debat dhe emocione të forta. Gjatë një bisede me Gertën dhe Livian, atij iu drejtua pyetja nëse kishte ndjenja për ndonjë vajzë brenda shtëpisë, por ai u përgjigj prerë: “Jo.”
Kjo përgjigje preku Eglin, e cila u mundua ta përballonte situatën me qetësi, por më pas në debat u përfshi edhe Xumi, i cili i kujtoi Gjestit një episod nga BBV Kosova, duke i thënë:
“Sa erdhi Edi ta zuri femrën (Xhenetën).” Gjesti iu kundërpërgjigj me batutë: “Siç ta zura unë ty femrën kur erdha këtu.”
Kjo deklaratë e tij e ka prekur Eglin e cila mes të tjerash i komunikon Gjestit se “që këtej e tutje do ta ketë thjesht një vllaçko!’
Diskutimi vazhdoi mes batutave dhe momenteve të sikletshme:
Egli: “Nuk ka lezet. Qesh një milet i tërë. Nga sot ti për mua je një vëllaçko i vogël.”
Gjesti: “E pse?”
Egli: “S’po do?”
Gjesti: “Jo.”
Egli: “Pse?”
Gjesti: “S’po dua.”
Egli: “S’ka vlerësim më të madh. Do të rri afër, më ke aty, nëse ke diçka gabim do të them që Gjest e ke gabim, nëse ke të drejtë di të them që jam me të se ka të drejtë dhe.”
Gjesti: “Jo ti nuk mundesh, sepse ti gjatë gjithë kohës ke sy tjetër.”
Egli: “Jo, jo ja do ta shohësh.”
Gjesti: “Do e shohësh ti.”