Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe famë botërore, Dua Lipa ka mbetur e tmerruar kur fansat u futën në hotelin e saj dhe e prisnin jashtë derës së dhomës së gjumit. Këngëtarja 29-vjeçare ishte duke qëndruar në një hotel në Santiago të Kilit, kur adhuruesit e saj arritën të hynin në ambientet e saj private.
Dua ishte në qytet për të filmuar një reklamë përpara se të ndodhte shkelja e sigurisë. Mësohet se Dua është e padëmtuar pas incidentit, por ka mbetur e tronditur.