Pas inaugurimit të Donald Trump si Presidenti i SHBA-ve, Melania Trump bëhet Zonja e Parë. Në ceremoninë e bashkëshortit të saj veshja e Melanisë u bë kryefjalë.
Ish-modelja kishte veshur një pallto të gjatë poshtë gjurit në ngjyrë të zezë, e kombinuar me një kapelë klasike dhe këpucë elegante me takë të hollë. Veshjes së saj i jepnin më shumë hijeshi dorezat e zeza në lëkurë. Krah bashkëshorti të saj ajo qëndronte elegante dhe mjaft potente.
Duket se stili i Melania Trump do të jetë gjithmonë tek klasikja dhe elegantja.