Pas historisë së dashurisë me Elio Lorenzoni dhe flirtit me Angelo Edoardo Galvano, Belén Rodríguez duket se ka vendosur të heqë dorë nga lidhjet. Ajo ishte një nga protagonistët e episodit të parë të vitit të ri të “Striscia la notizia”, ku Valerio Staffelli i vuri në dukje se nuk ka asnjë thashethem për të. As për të dashur të ri.
“Të dashur të rinj?”, e pyeti Staffelli. “Jo, e kam mbyllur, tani do të bëhem lesbike”, ishte përgjigja e showgirl, që menjëherë bëri bujë në internet. Ajo theksoi se, “sinqerisht, kam dëshirë të qëndroj vetëm, në paqe”.