Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka ndarë lajmin e bukur të shtatzënisë me ndjekësit e saj në Instagram. Ajo ka konfirmuar pritjen e saj të ëmbël, duke zbuluar se së shpejti do të bëhet nënë e një djali. Dafina publikoi një foto ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur, ndërsa një zemër blu simbolizon gjininë e bebes.
“Jam e lumtur që djali im do të lindë në Kosovë,” u shpreh ajo, duke shtuar se megjithëse ka pasur mundësi të kthehej në Suedi për lindjen, zgjodhi ta përmbushë këtë moment të rëndësishëm në vendin e saj.
Ky lajm i bukur vjen disa muaj pas dasmës madhështore të Dafinës me Kreshnikun në tetor të vitit të kaluar.
Postimi i plotë i Dafinës në Instagram:
“Dua të falënderoj nga zemra stafin e Klinikës Amerikane për përkushtimin dhe mbështetjen që më kanë dhënë gjatë këtij udhëtimi kaq të rëndësishëm në jetën time. Qasja e tyre profesionale dhe kujdesi i tyre më kanë bërë të ndihem plotësisht e sigurt.”