Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar 28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali 28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi  28/01/2026
“Familja është gjithçka”, Victoria Beckham i dërgon një mesazh të (pa)qartë Brooklyn! 28/01/2026
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen” 27/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Parashqevi Simaku lë spitalin: Elton Ilirjani ndërmjet gëzimit dhe zhgënjimit!

02/02/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Parashqevi Simaku lë spitalin: Elton Ilirjani ndërmjet gëzimit dhe zhgënjimit!

Këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku pritet të dalë nga spitali këtë të mërkurë, sipas njoftimit të biznesmenit Elton Ilirjani, i cili ka qenë pranë saj gjatë gjithë kësaj periudhe të vështirë. Simaku do të zhvendoset në shtëpinë e saj të re, ndërsa Ilirjani shprehet i emocionuar për këtë hap të rëndësishëm.





“Rrugëtimi i saj do të rinisë, do shkoj t’ia jap lajmin e mirë që ajo mezi po e pret. Do t’i çoj dhe byrek me spinaq, që ajo e ka shumë qejf. Kjo s’do të thotë se çdo gjë ka kaluar. Unë e di që kur ajo të dalë, do të vazhdojë me dëshirat e saj, me mënyrën si e shikon të gjithë këtë gjendje, por ne do të jemi aty për ta ndihmuar. Ky ka qenë një muaj me shumë dhimbje, me shpresë, me frikë, por po ia dalim,” u shpreh ai.

Megjithëse dalja nga spitali është një lajm i mirë, Ilirjani thekson se mbështetja për Simakun do të vazhdojë. Ai ka bërë thirrje për ndihmë nga gratë shqiptare që mund të ofrojnë kujdes dhe shoqëri për këngëtaren.


“I bëj thirrje të gjitha grave shqiptare, ato që kanë kohë të lirë, që të mund të na ndihmojnë gjatë akomodimit të Simakut në shtëpinë e saj të re. Apo për të qëndruar me të gjatë ditës dhe natës, për t’i qëndruar pranë. Do doja ta bëja unë këtë punë 24/7, por kushtet e mia nuk ma lejojnë. Nuk kam fjalë nga gjithë kjo eksperiencë, ka qenë shumë e bukur dhe shumë lodhëse,” tha ai.

Ilirjani gjithashtu u shpreh i zhgënjyer nga mungesa e mbështetjes financiare nga komuniteti artistik shqiptar, veçanërisht nga kolegët e brezit të Simakut.

Duke reflektuar mbi këtë periudhë të vështirë, ai zbuloi edhe një zakon të ri që ka marrë si pasojë e stresit. “Për ta çdramatizuar situatën, kërkoj dhe unë ndihmë, të lë cigaren që kam një javë që e kam nisur. E di që të dëmton shëndetin, lëkurën, karrierën time. E kam përjetuar shumë këtë situatë. Dalja nga spitali nuk do të thotë që ka kaluar problemi, do të thotë që puna fillon këtu.”

Për shkak të angazhimeve me Simakun, Ilirjani është detyruar të anulojë pjesëmarrjen në Javën e Modës në Kore. Megjithatë, ai shpreson që Parashqevi do të jetë e pranishme në rreshtin e parë kur ai të ngjitet në pasarelë në New York.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar
Breaking News

Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar

28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali
Breaking News

Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali

28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 
Breaking News

Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 

28/01/2026
“Ata thanë se nuk do të zgjasë”, David e Victoria Beckham festojnë 23-vjetorin e martesës!
Breaking News

“Familja është gjithçka”, Victoria Beckham i dërgon një mesazh të (pa)qartë Brooklyn!

28/01/2026
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 
Breaking News

“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 

27/01/2026
Next Post
Dashuri pa tabu por jo pa fund! Enca ndahet nga masazhatori afrikan

Dashuri pa tabu por jo pa fund! Enca ndahet nga masazhatori afrikan








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera