Xheneta Fetahu ka shprehur zhgënjimin e saj për Gjestin, duke pranuar se mendonte se ai do e priste jashtë pas daljes nga “BBVK”.
E ftuar në “Big Brother Fan Club”, Xheneta tha se Gjesti nuk ka pasur kurrë ndjenja të vërteta për të dhe se gjithçka ishte një lojë nga ana e tij.
“Gjërat që duhet të mi thoshte mua, duhet të ishte transparent dhe me mua dhe me publikun. Jo vetëm t’ia thoshte vetëm publikut, se ai ishte i lidhur me mua e jo me publikun.”
Ajo rrëfeu se kishte pyetur për të disa herë, por nuk kishte marrë përgjigjen që priste.
“Unë mendoja se ai më priste mua jashtë. Kam pyetur në dhomën e rrëfimit, kam pyetur në Prime. Mendoja se ishte keq psikologjikisht.”
Duke e quajtur situatën një lloj mashtrimi, Xheneta theksoi se nëse Gjesti nuk dëshironte më të kishte lidhje me të, duhej ta kishte bërë të qartë më parë.
“Tradhti është shumë fjalë e madhe, por ka të bëjë me pjesën e mashtrimit, sepse duhet të sqarohej me mua njëherë. Nëse unë e kam lënduar shumë atë, duhet të çonte një mesazh që me mua s’donte të kishte më.”
Përveç raportit me këngëtarin, Xheneta është pyetur edhe nëse do të merrte pjesë në “BBVA”. Ajo i ka dhënë fund të gjitha spekulimeve, duke pohuar se nuk do të bëhet pjesë e këtij formati.
Ndër të tjera, ajo pranoi se e kishte menduar të hynte në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, por vendosi të mos e bënte.
“Është folur shumë që do jem pjesë e këtij Big Brother-i. Një moment e mendova, por unë vetë nuk isha mirë. Tani jam e fokusuar te sukseset e mia”, është shprehur ajo.
Xheneta ka folur gjithashtu për raportin e saj me Eglin, duke pranuar se e njihte atë para hyrjes në “BBV”. Sipas saj, të dyja ishin parashikuar të merrnin pjesë në një klip muzikor, por Xheneta nuk kishte pranuar pasi kushti i saj ishte që të ishte e vetme.
Megjithatë, duket se finalistja e “BBVK3” nuk i ka kursyer disa thumbime për Eglin. Në një postim në Instagram, ajo kishte shkruar:
“Mund të kopjosh sa të duash, gjithmonë do të jesh një hap pas.”Kjo deklaratë u interpretua nga publiku si një ‘kunjë’ i drejtuar Egli Takos, duke ngritur dyshime mbi marrëdhënien mes tyre.