Këngëtarja e njohur Elhaida Dani ka festuar ditëlindjen në Itali në një udhëtim romantik me partnerin e saj, balerinin Ledian Agallijaj. Teksa çifti ndau momente të ëmbla nga udhëtimi, një detaj i veçantë nuk i shpëtoi syrit të ndjekësve.
Në disa imazhe të publikuara, Elhaida shfaqet me një unazë të re në dorë, duke bërë që fansat të spekulojnë nëse ajo ka marrë një propozim për martesë. Ndonëse asnjëri prej tyre nuk ka dhënë një konfirmim publik, ky detaj ka mjaftuar për të ndezur thashethemet.
A është ky fillimi i një kapitulli të ri për dyshen? Përgjigjen e presim nga vetë ata!









