Pas lajmit për nisjen e bashkëjetesës disa javë më parë, Tea dhe Veseli, çifti i cili i rezistoi më shumë ndarjes nga lidhjet e krijuara në këtë edicion të “Big Brother”, i kanë dhënë fund historisë së tyre. Shkak mësohet të jenë bërë mosmarrëveshjet e shumta mes tyre, që sipas burimit shtoheshin dita-ditës. Me këtë lajm janë shembur të gjitha planet e dy të rinjve dhe miqtë e tyre thonë se shanset për t’u kthyer bashkë janë shumë të pakta.