Një situatë e pazakontë në Big Brother VIP Albania ka ndezur debatet online, pasi Gjesti dyshohet se ka tentuar të kapërcejë murin për t’u larguar nga shtëpia.
Ndër ata që kanë bërë një postim fill pas kësaj ks qenë Ilir Shaqiri, (fitues i BBV1). Ai ka publikuar një Instastory ku shihet një majmun me pampers duke ngjitur një mur. Kjo është lidhur me veprimin e Gjestit një ditë më parë dhe ndjekësve nuk u është dukur aspak argëtuese, përkundrazi shumë prej tyre e komentuan si fyese.
Ndërkohë, produksioni ka sjellë një Zarf të Zi në shtëpi, vendimi për të cilin pritet të komunikohet gjatë Prime-it.








