Shtëpia më e famshme në Shqipëri po përjeton një tjetër valë tensioni pas një deklarate të fortë të Jozit. Ai ka pretenduar se ka parë Rozana Radin dhe Livia Brungën në një situatë intime poshtë jorganit, duke ndezur diskutime të zjarrta brenda dhe jashtë shtëpisë.
“Kur ka fjet me atë zonjën që ka dalë jashtë, mos t’ia përmendi emrin, por çfarë nuk i kemi parë duke bërë poshtë jorganit. Në rregull, u kry. Tani unë me i thënë, unë i kam parë. Çka kanë bërë. Unë i kam parë. Unë çka nuk kam parë te ajo, dhe nuk kam folur. I kam parë një milion herë,” është shprehur ai.
Livia nuk ka vonuar të reagojë ndaj këtyre pretendimeve. Në një postim në InstaStory, ajo është shfaqur e prekur nga komenti i bërë, duke e cilësuar Jozin me fjalët: “Llumi i llumit.”
Ndërkohë, situata vazhdon të eskalojë brenda shtëpisë, duke nxitur diskutime të tjera dhe spekulime mbi raportet mes banorëve.








