Faqja zyrtare e Big Brother Albania VIP ka konfirmuar rikthimin e Egli Takos.
Teksa janë publikuar disa momente të Eglit gjatë qëndrimit në shtëpi, jepet dhe lajmi i rikthimit të saj këtë të shtunë.
Detaje të tjera nuk janë bërë të ditura ndërsa njerëzit në komente janë shprehur kuriozë nëse Eglin do e shohim brenda në shtëpi apo në studio.