Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Propozim në dasmën e shoqes: gjest romantik apo katastrofë totale? 08/09/2025
“Më vjen shumë keq…”/ Reperi i njohur njofton largimin nga muzika 08/09/2025
20 vite dashuri, Bieta Sulo emocionohet nga gjesti romantik i Alban Dudushit  08/09/2025
“Jam shumë e lumtur”, Loredana i përgjigjet pyetjes që të gjithë e prisnin! 08/09/2025
 “3 orë e humbur në male”/ Egli Tako rrëfen përvojën e frikshme  08/09/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Trump mbyll me urdhër ekzekutiv “Zërin e Amerikës” dhe “Radio Evropa e Lirë”

16/03/2025
in Breaking News
Reading Time: 1 min read
A A
Trump mbyll me urdhër ekzekutiv “Zërin e Amerikës” dhe “Radio Evropa e Lirë”

Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që çon në mbylljen e disa agjencive të lajmeve të financuara nga qeveria amerikane, duke përfshirë “Zërin e Amerikës” dhe “Radio Evropa e Lirë”. Ky vendim prek mijëra punonjës dhe ngre shqetësime për ndikimin e tij në informacionin global.





Sipas Reuters, punonjësit e “Zërit të Amerikës” janë njoftuar me email se do të kalojnë në leje administrative me pagë dhe përfitime të plota deri në një njoftim të dytë. Ndërkohë, Agjencia Amerikane për Median Globale (USAGM), e cila mbikëqyr këto institucione, u ka ndaluar hyrjen në ambientet e punës dhe aksesin në sistemet e brendshme. Nuk dihet ende numri i saktë i punonjësve të prekur nga ky vendim.

Urdhri ekzekutiv parashikon shkurtime drastike të stafit në gjashtë agjenci mediatike, përfshirë Radio Azia e Lirë, Zyrën e Kubës (Radio Marti), Rrjetin e Transmetuesit për Lindjen e Mesme dhe Fondin e Teknologjisë së Hapur. Më shumë se 1000 punonjës të “Zërit të Amerikës” dhe Zyrës për Transmetimin e Kubës janë prekur nga kjo masë.


Gazetari shqiptar i “Zërit të Amerikës”, Elez Biberaj, e ka komentuar këtë zhvillim si një humbje të madhe për demokracinë dhe lirinë e medias, duke e quajtur “një kapitull të trishtuar në historinë e angazhimit të Amerikës me botën”. Ai theksoi se “Zëri i Amerikës” ka qenë për dekada një burim i besueshëm informacioni për rajone të privuara nga liria e shtypit dhe një mbështetës i vlerave demokratike.




ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Propozim në dasmën e shoqes: gjest romantik apo katastrofë totale?
Breaking News

Propozim në dasmën e shoqes: gjest romantik apo katastrofë totale?

08/09/2025
“Më vjen shumë keq…”/ Reperi i njohur njofton largimin nga muzika
Breaking News

“Më vjen shumë keq…”/ Reperi i njohur njofton largimin nga muzika

08/09/2025
20 vite dashuri, Bieta Sulo emocionohet nga gjesti romantik i Alban Dudushit 
Breaking News

20 vite dashuri, Bieta Sulo emocionohet nga gjesti romantik i Alban Dudushit 

08/09/2025
“Jam shumë e lumtur”, Loredana i përgjigjet pyetjes që të gjithë e prisnin!
Breaking News

“Jam shumë e lumtur”, Loredana i përgjigjet pyetjes që të gjithë e prisnin!

08/09/2025
 “3 orë e humbur në male”/ Egli Tako rrëfen përvojën e frikshme 
Breaking News

 “3 orë e humbur në male”/ Egli Tako rrëfen përvojën e frikshme 

08/09/2025
Fansat e Florit të habitur nga postimi i fundit: Çfarë po paralajmëron?
Breaking News

Fansat e Florit të habitur nga postimi i fundit: Çfarë po paralajmëron?

08/09/2025
Next Post
Icardi tenton të marrë me dhunë vajzën, përplaset me Wanda Narën

Icardi tenton të marrë me dhunë vajzën, përplaset me Wanda Narën








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera