Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku bëhen prindër për herë të parë! 19/12/2025
Zbardhet nata e dytë e Fest 64′ Salsano Rapi një monolog mbi aktualitetin, sistemin e drejtësisë dhe MJEKËSINË! 18/12/2025
U dërgua me urgjencë në spital, ja si është gjendja e Albës 18/12/2025
Fotot me Jozin pushtuan rrjetin, reagon Loredana Brati 18/12/2025
Lediani na e bëri që qartë që s’është ndarë nga Elhaida! 18/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Mezi pres…” Samanta Karavella zbulon gjininë e bebit!

17/03/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
“Mezi pres…” Samanta Karavella zbulon gjininë e bebit!

Këngëtarja e njohur Samanta Karavella po përjeton një nga periudhat më të bukura të jetës së saj, teksa pret të bëhet nënë për herë të parë. Lajmi për shtatzëninë e saj u bë publik pak kohë më parë, dhe tani artistja ka zbuluar edhe gjininë e bebit.





Në një festë intime baby shower, Samanta ndau me ndjekësit imazhe të ëmbla ku konfirmoi se do të sjellë në jetë një vajzë.

“E vogla është rrugës”, ka shkruar ajo krahas fotove, duke shprehur lumturinë për këtë kapitull të ri në jetën e saj.


Në një intervistë ekskluzive për Living, artistja foli për emocionet që po përjeton gjatë kësaj periudhe:

“Po jetoj një nga periudhat më magjike të jetës sime. Nuk ka fjalë që ta përshkruajnë ndjesinë e një jete të vogël që rritet brenda teje… Çdo goditje më kujton se dashuria më e pastër dhe më e vërtetë që kam ndjerë ndonjëherë po vjen. Zemra ime nuk është thjesht e plotë, por rreh ndryshe. E di që jeta ime do të ndryshojë përgjithmonë, dhe jam gati për çdo sfidë. Fëmijët janë bekimi më i madh, dhe unë mezi pres ta mbaj në krahë, ta shoh, ta ndjej dhe ta dua pafundësisht, siç e dua tashmë pa e parë ende.”

Samanta, e cila gjithmonë ka qenë e rezervuar për jetën e saj private, këtë herë ka ndarë me ndjekësit e saj gëzimin e madh të të bërit nënë. Për fansat e saj, ky është një moment i veçantë, pasi e shohin këngëtaren të përjetojë një tjetër dimension të jetës, larg skenës dhe muzikës.

Ndërsa numëron ditët deri në ardhjen e vogëlushes së saj, artistja duket më e lumtur se kurrë, duke shijuar çdo moment të kësaj eksperience unike.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku bëhen prindër për herë të parë!
Breaking News

Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku bëhen prindër për herë të parë!

19/12/2025
Zbardhet nata e dytë e Fest 64′ Salsano Rapi një monolog mbi aktualitetin, sistemin e drejtësisë dhe MJEKËSINË!
Breaking News

Zbardhet nata e dytë e Fest 64′ Salsano Rapi një monolog mbi aktualitetin, sistemin e drejtësisë dhe MJEKËSINË!

18/12/2025
U dërgua me urgjencë në spital, ja si është gjendja e Albës
Breaking News

U dërgua me urgjencë në spital, ja si është gjendja e Albës

18/12/2025
Fotot me Jozin pushtuan rrjetin, reagon Loredana Brati
Breaking News

Fotot me Jozin pushtuan rrjetin, reagon Loredana Brati

18/12/2025
Lediani na e bëri që qartë që s’është ndarë nga Elhaida!
Breaking News

Lediani na e bëri që qartë që s’është ndarë nga Elhaida!

18/12/2025
Leonardo DiCaprio nuk e paska parë Titanikun dhe ne (s)u habitëm!
Breaking News

Leonardo DiCaprio nuk e paska parë Titanikun dhe ne (s)u habitëm!

18/12/2025
Next Post
Kate Middleton sapo theu një rregull mode – dhe duket mahnitëse!

Kate Middleton sapo theu një rregull mode – dhe duket mahnitëse!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera