Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive. 25/01/2026
Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin! 24/01/2026
Dështojnë përpjekjet për pajtim, futbollisti i njohur ndahet sërish nga gruaja dhe arsyeja është e njëjtë: Tradhtia! 24/01/2026
“Ndihem e bekuar”, Rita Ora na shkriu zemrat me dedikimin për gjyshen 24/01/2026
Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë! 23/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Cila nga vajzat e BBV vishet më bukur? Niko Komani zgjodhi 2 prej tyre!

20/03/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Cila nga vajzat e BBV vishet më bukur? Niko Komani zgjodhi 2 prej tyre!

Stilisti i njohur Niko Komani ishte i ftuar në emisionin “Pardon My French”, ku dha opinionin e tij mbi lojën dhe veshjet e banorëve të “Big Brother VIP Albania”. Gjatë bisedës ai analizoi paraqitjet e tyre në dy ‘Prime’-t e fundit dhe ndau mendimet e tij për më të mirët dhe më pak të pëlqyerit në aspektin e stilit.





Kush u vesh më bukur?

Sipas Nikos, disa banorë kanë spikatur për stilin e tyre:


“Për të shtunën dua të them që të preferuarat e mia ishin Ola dhe Rozana.”

Po ashtu, ai veçoi edhe Loredanën, ndonëse vuri re disa probleme me përmasat e veshjeve të saj:

“Loredana më pëlqeu si rrallëherë edhe pse duhet ta pranoj se Loredanës i sjellin masa të gabuara. Edhe fustanet e shkurtra i ka pak të mëdha tek gjoksi dhe të gjera poshtë. Ishte hera e parë që e pashë dhe thashë ‘nice’ shumë mirë, dukej si një perëndeshë e ardhur nga qielli.”

Në vend të parë për stilin ai vendosi Olën, duke theksuar se ajo ka një fizik që i përshtatet veshjeve që zgjedh.

Kush ishte më pak i kuruari?

Nga ana tjetër, Niko përmendi dy emra që sipas tij nuk shkëlqyen në aspektin e modës:

“E veshura më keq prapë mendoj se ishte Gerta sërish, por mund të fus dhe Valbonën sepse ka disa herë që vetëm mban kostume bezhë dhe e shikoj tek ‘Portokallia’ dhe në të vërtetë nuk arrij të dalloj kush është Valbona dhe kush e imiton.”

A është e justifikueshme të mos vishesh bukur në BBV?

Niko e kritikoi mungesën e diversitetit në veshje të disa banorëve:

“Do kritikoja një njeri që ka rreth 70 e ca ditë që rri po me të njëjtat veshje. Është një xhaketë lëkure jeshile, një xhup rozë i Danjës dhe një pellush tip ‘baby pink’ që i kanë bërë telef.”

Ndërsa për Danjën, Olën dhe Loredanën, ai mendon se janë ndër më të kuruarat në shtëpi.

 Si është stili i Gjestit? 

Niko pati një koment edhe për mënyrën e veshjes së Gjestit, duke e cilësuar si “too much”:

“Zemra unë vetëm me brekë… Edhe për G Banin që po flisnim për të brendshmet dhe thashë është ok, por ka kaluar në një gjë që nuk është më në rregull, është too much. Tani sepse po mbaron Big-u.”

Ndërsa për paraqitjen e tij në ‘Prime’, ai vuri re një ndryshim:

“Mendoj se vishej më bukur në fillim të ‘Prime’-eve kur u fut kishte ngjyra dhe printe, por tani e zeza, i përsërit veshjet e tij. Stil ka, duke e parë edhe në jetën jashtë.”

Kë do të stilonte Niko?

Nëse do të kishte mundësinë të vishte disa nga banorët, Niko do të zgjidhte:

“Po edhe Rozanën dhe Gertën do ta merrja si sfidë edhe për jashtë, do të më duhej të ulesha dhe t’i merrja masat. Dua të di pluset dhe minuset e tyre.”

Ndërsa për më të kuruarat, ai veçoi:

“Loredanën, Olën dhe Danjën.”  .

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin!
Breaking News

Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin!

24/01/2026
“Nuk e di çfarë ka në atë ujë”, Rita Ora flet me krenari për yjet e muzikës nga Kosova!
Breaking News

“Ndihem e bekuar”, Rita Ora na shkriu zemrat me dedikimin për gjyshen

24/01/2026
Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë!
Breaking News

Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë!

23/01/2026
Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…
Breaking News

“Asaj i qesh fytyra”, motra e Mateos zbulon detaje: Më tregoi për Brikenën vetëm kur hyri në BBV!

23/01/2026
“I kam si motra”, Paris Hilton: Rita dhe Bebe, të bukura brenda dhe jashtë!
Breaking News

“I kam si motra”, Paris Hilton: Rita dhe Bebe, të bukura brenda dhe jashtë!

23/01/2026
Next Post
Këto janë shprehjet që s’duhet t’ia thoni kurrë fëmijës suaj!

Këto janë shprehjet që s’duhet t’ia thoni kurrë fëmijës suaj!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera