Një studim i ri ka zbuluar se personat që flenë gjatë ditës kanë më shumë mundësi të vuajnë nga shtypja e lartë e gjakut.
Hulumtuesit nga klinika Mayo në Rochester kanë zbuluar se ata që flenë gjatë mesditës kanë një rritje prej 13 deri 19 për qind të rrezikut për hipertension, transmeton Telegrafi.
Ndërsa një studim tjetër ka zbuluar se personat që punojnë në ndërrim të natës dhe që flenë herë pas here gjatë natës, kanë një rrezik të zvogëluar të hipertensionit deri në 21 për qind.
Sipas udhëheqësit të këtij studimi, Wisit Cheungpasitporn, studimi është kryer për të kuptuar më mirë nëse gjumi i ditës, dieta apo ushtrimet fizike ndikojnë në rrezikun e hipertensionit.
Vlen të ceket se ky studim është prezantuar në 31st Annual Scientific Meeting of the American Society of Hypertension.