Doni të dini si duket apartamenti i një reperi shqiptar, që e ka deklaruar vetëm më të pasurin mes kolegëve dhe madje se vetë pushtetarët? Hyni brenda dubleksit të ndërtuar në një sipërfaqe 220 metra katrorë të 27 vjeçarit Rigels Jaku, që në muzikë njihet si Noizy. Nëse jeni kureshtarë të dini më shumë rreth shijes së Noizyt për arredimin, jeni të ftuar të hyni brenda dubleksit të artistit, i cili sapo ka publikuar klipin luksoz “Grande”. Apartamenti që shihni ndodhet në qytetin bregdetar të Durrësit dhe ka kushtuar gati 300 mijë euro. Brenda tij bien në sy detajet moderne e deri tek abazhurët swarovski. Vetë muzikanti e quan “vilë brenda pallatit” me disa dhoma ndjenjeje dhe disa dhoma gjumi. Kjo është vetëm një nga shtëpitë e tij. Nëse bëni një llogari se sa vite punë i janë dashur Noizy-t për të ndërtuar një shtëpi të tillë, ju tregojmë se vetëm një vit duke ju referuar deklaratës së tij se vitin që lamë pas fitoi 250 mijë euro nga koncertet. Ish-boksieri i “streefight” në Londër, tani me famë si reper në Shqipëri e Diasporë, mund ta pohojë pa frikë se muzika që bën e ka shndërruar në milioner të vërtetë në kohë shumë të shkurtër. Edhe pse ende s’i ka bërë 30 vjeç nën pronësinë e Noizyt rezulton po ashtu studioja muzikore që ka kushtuar 200 mijë Euro dhe pesë makinat, më e lira 50 mijë euro dhe më e shtrenjta 127 mijë euro “S Klas” e 2015-ës./story.al