Gjesti dhe Egli Tako janë përfshirë në një debat në dhomën e gjumit, duke diskutuar për ngjarjet e ditës së djeshme. Egli u pa e mërzitur dhe në lot, duke i shprehur hapur Gjestit se ende ka ndjenja për të.
“Mua më qan zemra që të jem prapë mirë me ty”, u shpreh ajo.
Nga ana tjetër, Gjesti i qëndroi mendimit të tij duke i sugjeruar që të mos ndjekë vetëm zemrën, por edhe arsyen.