Teksa drama në “Big Brother VIP Albania 4” vijon të rritet, Blero vendos të ndërhyjë me një postim që na la pak pa fjalë (dhe shumë kuriozë).
Këngëtari, i cili është treguar herë pas here aktiv në rrjetet sociale sa i përket spektaklit, i bëri tag Gjestit në Instagram dhe u shpreh:
“Nëse ky (referuar Gjestit) nuk fiton, atëherë kam diçka për t’ju thënë të gjithëve…Prisni!”
Postimi, i shoqëruar me një emoji kurore, është lënë i hapur për interpretim dhe të gjithë po pyesin veten: Çfarë ka për të thënë Blero?
Gjithsesi, mbetet për t’u parë nëse Blero do e zbulojë “sekretin” e tij, apo do mbetet një nga ato misteret që ushqejnë rrjetin për ditë të tëra. Deri atëherë, na mbetet të “presim” siç tha vetë ai.








