Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
I biri refuzoi takimin në BBV, babai i Malit shpërthen: “Unë e kam bërë yll” 29/12/2025
Brigitte Bardot postoi një amanet të fundit në Instagramin e saj një ditë para se të ndahej nga jeta 29/12/2025
Gjesti reagon për herë të parë pas vdekjes së vëllait dhe zbulon kur do të rikthehet në muzikë 29/12/2025
Nëse ende s’i ke zgjedhur dhuratat e Vitit të Ri, Maison de Parfum ka disa ide për ty! 29/12/2025
Sporti në zi, ndahet nga jeta ish-basketbollisti i Dinamos, vëllai binjak i Ema Andreas! 29/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Është ndarë nga bashkëshorti? Françeska Murati ngre dyshimet me rrëfimin e fundit!

23/04/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Është ndarë nga bashkëshorti? Françeska Murati ngre dyshimet me rrëfimin e fundit!

Modelja dhe ish-miss Shqipëria, Françeska Murati, ka ndezur aludimet për një krizë në jetën e saj personale, përmes disa përgjigjeve të sinqerta në rubrikën “Ask me a question” në rrjetet sociale.





E pyetur nga ndjekësit për jetën e saj aktuale, Françeska ka lënë të kuptohet se po përballet me një periudhë të vështirë, megjithëse ka zgjedhur të mos ndajë shumë detaje publikisht.

“Po kaloj një periudhë të vështirë. Nuk është diçka që unë e kam diskutuar haptazi. E dinë vetëm njerëzit e mi të afërt dhe ata që dua. Më kanë ndenjur afër dhe më kanë dhënë shumë dashuri. Jam shumë e ngarkuar. Po mundohem ta kaloj, përballoj. Jeta paska qenë shumë e vështirë. Çdo gjë ndodh për një arsye. Në një moment të dytë do flas hapur t’iu tregoj gjithçka që po ndodh në jetën time,” ka treguar ajo.


Ajo që i ka shtuar më shumë zërat për një ndarje të mundshme me bashkëshortin Ergys Murati, është fakti që fotot me të mungojnë prej kohësh në profilin e saj, ndërsa Françeska ka bërë të ditur se po kërkon një banesë të re për vete dhe djalin e saj, Charlie.

“Jam në kërkim të një shtëpie. Deri tani unë kam jetuar tek shtëpia e prindërve të mi këtu në Tiranë, gjithçka ka qenë super okay, super komode por po vjen vera. Prindërit e mi do të kthehen në Tiranë dhe unë kam nevojë pak për hapësirën time, kështu që kam vendosur të marr shtëpinë time, të kem gjërat e mia, ta arredoj si të dua,” ka shtuar ish-missi.

Ndonëse nuk ka konfirmuar drejtpërdrejt një ndarje, deklaratat e saj kanë nxitur spekulime të shumta në media dhe rrjete sociale, veçanërisht për shkak të mungesës së bashkëshortit në jetën e saj publike kohët e fundit.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

I biri refuzoi takimin në BBV, babai i Malit shpërthen: “Unë e kam bërë yll”
Breaking News

I biri refuzoi takimin në BBV, babai i Malit shpërthen: “Unë e kam bërë yll”

29/12/2025
Brigitte Bardot postoi një amanet të fundit në Instagramin e saj një ditë para se të ndahej nga jeta
Breaking News

Brigitte Bardot postoi një amanet të fundit në Instagramin e saj një ditë para se të ndahej nga jeta

29/12/2025
Gjesti reagon për herë të parë pas vdekjes së vëllait dhe zbulon kur do të rikthehet në muzikë
Breaking News

Gjesti reagon për herë të parë pas vdekjes së vëllait dhe zbulon kur do të rikthehet në muzikë

29/12/2025
Nëse ende s’i ke zgjedhur dhuratat e Vitit të Ri, Maison de Parfum ka disa ide për ty!
Breaking News

Nëse ende s’i ke zgjedhur dhuratat e Vitit të Ri, Maison de Parfum ka disa ide për ty!

29/12/2025
Sporti në zi, ndahet nga jeta ish-basketbollisti i Dinamos, vëllai binjak i Ema Andreas!
Breaking News

Sporti në zi, ndahet nga jeta ish-basketbollisti i Dinamos, vëllai binjak i Ema Andreas!

29/12/2025
“Kam qenë shumë i dashuruar”, Stenaldo hap zemrën: Nuk më interesonte asgjë tjetër…
Breaking News

“Kam qenë shumë i dashuruar”, Stenaldo hap zemrën: Nuk më interesonte asgjë tjetër…

29/12/2025
Next Post
Restoranti në Tajlandë ndez debatet në rrjet: Ul çmimin vetëm nëse je i dobët!

Restoranti në Tajlandë ndez debatet në rrjet: Ul çmimin vetëm nëse je i dobët!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera