Morena Taraku prej vitesh tashmë jeton në Turqi, ku së fundmi ka përjetuar dhe tërmetin e fuqishëm që goditi Stambollin. Morena ka treguar se gjithçka dukej si një film. Ajo ndodhej në spital me babain e saj dhe se u frikësua shumë në ato momente.
“Isha me babain në spital, pak metra larg tij, kur e ndjeva tërmetin. Vrapova brenda duke bërtitur “babi, babi”, derisa e kapa dorën e tij dhe dolëm jashtë. Ngjarja ishte e papërshkrueshme, ju betohem që ishte si një film. Zoti e bekoftë! S’e kam imagjinuar kurrë që, nëse ballafaqohem me vdekjen, do të shkoja pa të. Nuk di ç’të them tjetër. Zoti i mbrojtë të gjithë dhe shpresoj që diçka më e keqe të mos ndodhë kurrë. Jam akoma e traumatizuar, por jemi mirë. Faleminderit të gjithëve për kujdesin dhe dashurinë”, tregoi Morena.








