Në javët e para të qëndrimit në reality-show “Ferma VIP”, Danela Shima kishte lënë të kuptohej se jashtë fermës e priste një lidhje e qëndrueshme. Megjithatë, një moment i papritur gjatë transmetimit “live” do t’i trondiste jo vetëm asaj, por edhe të gjithë ndjekësit.
Një letër anonime iu dorëzua Danelës në emision, duke lënë të nënkuptohej se partneri i saj kishte vendosur të ndërpriste lidhjen. Publiku reagoi menjëherë, ndërsa Danela u pa e tronditur nga lajmi i papritur.
Më vonë, e ftuar në emisionin “Ferma Club”, Danela dha një tjetër version të ngjarjes:
“U mërzita atë natë që erdhi mesazhi anonim. Por as nuk e dija. Ishte bërë nga shoqja ime, për të më ngacmuar. Më ka ngrirë gjakun, më ka prish terezinë.”
Ajo sqaroi se marrëdhënia e saj me partnerin mbetet e pandryshuar:
“Unë e kam të dashurin akoma dhe nuk jemi ndarë. Shoqja ime e ka si vëlla. Ne nuk kemi asnjë problem me njëri-tjetrin.”
Sipas Danelës, gjithë situata ishte thjesht pjesë e një loje televizive:
“O më erdhi mua lajmi bombë, o askujt. E bënë për arsye loje. Unë nuk kisha nevojë për atë vëmendje.”








