Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Angelina Jolie thyen heshtjen pas më shumë se 10 vitesh për mastektominë 17/12/2025
Callum Turner i vendos kushte Hollywood-it dhe arsyeja është Dua! 17/12/2025
Unaza që “nuk e pa dritën e diellit”: Georgina flet pa filtra për propozimin: Ishte më e pakta që… 17/12/2025
Surprizë! Rozën dhe Ritën tani do t’i shohim në një projekt bashkë 17/12/2025
“Do t’i thyej derën”, Fifi foli (sërish) për Flori Mumajesin! 17/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Më zhveshën dhe më lidhën…”/Kim rrëfen grabitjen në Paris: E sigurt se do të përdhunohesha

13/05/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
“Më zhveshën dhe më lidhën…”/Kim rrëfen grabitjen në Paris: E sigurt se do të përdhunohesha

Kim Kardashian është rikthyer në skenën e traumës që përjetoi në vitin 2016, duke dëshmuar në gjyqin kundër autorëve të grabitjes së famshme në Paris, ku u përball me frikën më të madhe të jetës së saj.





E pyetur në gjykatë nëse në ato momente kishte menduar për fundin, 44-vjeçarja tha: “Po, absolutisht mendova se do të vdisja.” Ngjarja ndodhi në dhomën e saj të hotelit luksoz, ku një grup personash të maskuar e lidhën dhe i drejtuan armën, përpara se të vidhnin bizhuteritë e saj me vlerë rreth 9 milionë dollarë.

Sipas dëshmisë së dhënë për mediat si BBC dhe NBC News, Kardashian rrëfeu se ishte vetëm me një robdishan në momentin kur një nga burrat e tërhoqi drejt vetes, duke e ekspozuar plotësisht. “Isha e sigurt që do të më përdhunonin,” deklaroi ajo. Në vend të kësaj, grabitësit ia lidhën këmbët dhe e hodhën mbi shtrat.


Në një moment dëshpërimi, Kim u lut për jetën e saj, duke u thënë: “Kam fëmijë dhe duhet të kthehem tek ata,” por një prej grabitësve iu përgjigj me britmë: “Mbylle gojën.”

Edhe kur kuptoi se qëllimi i tyre ishte thjesht grabitja, frika nuk u largua. Kardashian tha se vazhdonte të mendonte për më të keqen, se nëna e saj, Kris Jenner, dhe motra Kourtney do ta gjenin të pajetë. “Në atë moment isha e bindur se do të më qëllonin,” u shpreh ajo. “Prandaj thashë një lutje për familjen time, për mamanë time, për motrën dhe shoqen më të ngushtë.”

Ajo kujtoi se mendonte për Kourtney-n, që ishte vetëm disa minuta larg nga kthimi në hotel. “Do të më vrasin në shtrat dhe ajo do ta shohë dhe do ta mbajë mend për gjithë jetën,” tregoi Kim.

Pasi grabitësit u larguan, njëri prej tyre e hodhi atë në dyshemenë e banjës. Ajo priti disa minuta për t’u siguruar se ishin larguar, pastaj arriti të çlirohej dhe shkoi në dhomën e stilistit të saj për ndihmë.

Kardashian rrëfeu se para këtij incidenti ndihej e sigurt në Paris, por tani nuk lëviz pa katër deri në gjashtë truproja, madje as në shtëpinë e saj në Kaliforni.

Në gjyq po përballen 10 persona të akuzuar për përfshirje në grabitje. Mediat franceze i kanë quajtur “grabitësit gjyshër” për shkak të moshës së tyre dhe të kaluarës kriminale. Njëri prej tyre është vëllai i shoferit personal të Kim në Paris.

Një nga të pandehurit, 71-vjeçari Yunice Abbas, ka pranuar përfshirjen në grabitje dhe është bashkautor i librit “Unë rrëmbeva Kim Kardashian”, ndonëse në gjyq deklaroi se nuk ishte ai që zgjodhi titullin dhe se ai e shtrembëron të vërtetën. “Më vjen keq, jo sepse u kapa, por sepse… pati një traumë,” dëshmoi Abbas.

Sipas “The Times”, bizhuteritë e vjedhura kapnin vlerën e 9 milionë dollarëve dhe shumica e tyre nuk janë gjetur ende.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Angelina Jolie thyen heshtjen pas më shumë se 10 vitesh për mastektominë
Breaking News

Angelina Jolie thyen heshtjen pas më shumë se 10 vitesh për mastektominë

17/12/2025
Callum Turner i vendos kushte Hollywood-it dhe arsyeja është Dua!
Breaking News

Callum Turner i vendos kushte Hollywood-it dhe arsyeja është Dua!

17/12/2025
Unaza që “nuk e pa dritën e diellit”: Georgina flet pa filtra për propozimin: Ishte më e pakta që…
Breaking News

Unaza që “nuk e pa dritën e diellit”: Georgina flet pa filtra për propozimin: Ishte më e pakta që…

17/12/2025
Surprizë! Rozën dhe Ritën tani do t’i shohim në një projekt bashkë
Breaking News

Surprizë! Rozën dhe Ritën tani do t’i shohim në një projekt bashkë

17/12/2025
“Do t’i thyej derën”, Fifi foli (sërish) për Flori Mumajesin!
Breaking News

“Do t’i thyej derën”, Fifi foli (sërish) për Flori Mumajesin!

17/12/2025
Bleona Qereti nuk mund të dukej më bukur se kaq në “Vogue”!
Breaking News

Bleona Qereti nuk mund të dukej më bukur se kaq në “Vogue”!

16/12/2025
Next Post
Në pritje të ëmbël për herë të dytë, moderatorja ndan lajmin emocionues! 

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, moderatorja ndan lajmin emocionues! 








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera