Moderatorja e njohur shqiptare, Megi Pojani, ka festuar sot ditëlindjen dhe rrjetet sociale janë mbushur me urime nga miq dhe ndjekës. Por ndër të gjitha, një urim i veçantë ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe po komentohet gjerësisht.
Opinionistja Neda Balluku ka zgjedhur një mënyrë krejt të pazakontë për t’i uruar ditëlindjen Megit – me një përshkrim poetik dhe emocional që ka lënë shumë pa fjalë.
“Ti je një shtrigë shumëngjyrëshe e krijuar me flokë dëbore, gëzof drenushe dhe avuj lulesh kur ziejnë në ujë të nxehtë. Gëzuar Megi Pojani, thjesht të duaaaa”, shkruan Neda në një postim që është cilësuar nga ndjekësit si një nga urimet më origjinale dhe të ndjera që i është bërë ndonjëherë Megit.
Reagimet kanë qenë të menjëhershme, me ndjekës që kanë vlerësuar kreativitetin dhe ngrohtësinë e fjalëve të Nedës – një kujtesë që ndonjëherë, urimet më të bukura janë ato që dalin nga zemra dhe nuk ndjekin formatin klasik.









