Modelja australiane Annie Knight, e cila njihet në rrjetet sociale dhe OnlyFans për përmbajtjet e saj erotike, ka përfunduar në spital pas një eksperience që vetë e quan “sfidë seksuale” me përmasa ekstreme.
Knight, 28 vjeç, pretendon se ka kryer marrëdhënie seksuale me 583 burra brenda vetëm 6 orësh – një akt që solli pasoja serioze për shëndetin e saj fizik. Më 20 maj, ajo ndau me ndjekësit një video nga krevati i spitalit, ku shkroi:
“Të shtrohesha në spital, sepse do të bëja seks me 583 burra, nuk ishte në qëllimet e mia për vitin 2025.”
Ngjarja ndodhi më 18 maj dhe, siç rrëfen vetë modelja në një intervistë për “Us Weekly”, pas sfidës nisi të përjetonte simptoma të rënda fizike.
“Nuk jam shumë mirë. Kam pasur shumë gjakderdhje që kur përfundoi sfida. Do mbijetoj, por është e dhimbshme.”
Përkundër dhimbjeve dhe vizitës në spital, Annie nuk shfaqet e penduar për pjesëmarrjen. Ajo madje u shpreh e habitur që ia doli mbanë me aq lehtësi:
“Të bësh seks me 583 persona në një ditë është shumë. U shqetësova se s’do ia dilja, pasi rekordi im i mëparshëm ishte 24.”
Përtej përjetimit të saj personal, modelja pati një koment edhe për reagimet në rrjet, ku disa përdorues kritikuan burrat që morën pjesë në sfidë:
“Në fund të ditës, këta burra donin vetëm të bënin seks. Më mërzit kur shoh njerëz që i sulmojnë.”
Historia e Annie Knight ka ngjallur diskutime të shumta në rrjet, jo vetëm për aspektin ekstrem të sfidës, por edhe për çështje që lidhen me kufijtë personalë, etikën dhe shëndetin në industrinë e përmbajtjes për të rritur.









