Nga qytetet më mahnitëse që mund të vizitosh këtë verë është padyshim Split, qyteti i dytë më i madh në Kroaci. Me një përzierje unike të historisë romake, energjisë mesdhetare dhe natyrës përrallore, Split është destinacioni që ofron gjithçka – nga plazhe të kristalta e deri te netët plot jetë.
Ja 10 gjëra që s’duhen humbur në Split:
1. Eksploro Pallatin e Dioklecianit
Ndodhur në zemër të qytetit të vjetër, ky pallat romak i ndërtuar në vitin 305 pas Krishtit është më shumë sesa një rrënojë historike – është një qytet brenda qytetit. Me më shumë se 200 ndërtesa dhe 3000 banorë, ky labirint muresh, rrugicash dhe oborresh fsheh bare moderne, dyqane artizanale dhe histori të mrekullueshme. Merr një guidë për të zbuluar dhomat nëntokësore, kullen e kambanës dhe sekretet e këtij monumenti unik.

2. Relaksohu në Plazhet e Qytetit
Split ka plazhe për çdo shije. Plazhi Bačvice është perfekt për not dhe për të parë picigin-in, lojë tipike kroate. Firule është i qetë dhe i përshtatshëm për familje. Kasjuni ofron ujëra të kristalta dhe pamje të bukura me pisha, ndërsa Bene, i fshehur në Parkun e Pyllit Marjan, është ideal për ata që kërkojnë qetësi.

3. Shijo jetën e natës në ‘Tower Pub Crawl’
Nëse do të bësh miq të rinj dhe të zbavitesh, merr pjesë në këtë turn baresh që nis çdo natë në 21:00 gjatë sezonit të lartë. Për vetëm 20 euro, përfshihet hyrja në pesë bare, shije rakije dhe hyrja në klubin 305 në fund të natës.
4. Pi një kafe në stilin “pomalo”
Pomalo është filozofia dalmatiane për të marrë gjërat shtruar. Kjo ndjesi reflektohet në kafet e Splitit. Provo Cookie Lab për ëmbëlsira, D16 për kafen më të mirë në qytet dhe Daltonist për brunch.
5. Ec nëpër Parkun Kombëtar të Liqeneve Plitvice

Vetëm disa orë larg Splitit, ky park i mrekullueshëm përmban 16 liqene dhe ujëvara spektakolare – përfshirë Veliki Slap, më e larta në Kroaci. Shko në pranverë ose vjeshtë për të shmangur turmat.
6. Vizito Kalanë Klis
Një fortesë mesjetare që ofron pamje të mrekullueshme mbi Splitin dhe që u bë e famshme nga seriali “Game of Thrones”. E përkryer për një udhëtim gjysmë-ditor.

7. Eksploro Split 3 – një xhevahir i modernizmit jugosllav
Larg rrugëve turistike, kjo lagje e ndërtuar në vitet ’70 është një ekspozitë arkitekturore që flet për historinë urbane të Kroacisë gjatë periudhës jugosllave. Një atraksion i pazakontë por intriguese për adhuruesit e arkitekturës.
8. Udhëto me varkë drejt ishujve Dalmatë
Nga porti i Splitit mund të marrësh traget për Hvar, Brač apo Korčula. Udhëtimet nuk zhvillohen në dimër, ndaj kontrollo oraret para se të planifikosh.
9. Merr me qira biçikletë për të eksploruar qyatetin
Me qendrën historike të pedonales dhe rrugë të lehta për ecje ose biçikletë, Split është ideal për t’u eksploruar pa makinë. Shërbimi NextBike është i lehtë për t’u përdorur nëpërmjet aplikacionit.
10. Planifiko buxhetin me kujdes
Split nuk është i lirë – veçanërisht brenda mureve të qytetit të vjetër. Një natë në hotel mund të kushtojë nga 100 deri në 400 euro, ndërsa një kafe në buzë detit rreth 3 euro. Megjithatë, ushqimi lokal si bureku kushton vetëm 2 euro, dhe një gotë rakije vetëm 3.
Kur të vizitosh Split?
Maji, qershori, shtatori dhe tetori janë periudha ideale – me mot të ngrohtë, më pak turistë dhe mundësi për not. Gjatë korrikut dhe gushtit, temperaturat arrijnë deri në 30°C dhe qyteti mbushet me vizitorë.
Split është një qytet që bashkon historinë, relaksin dhe ritmin mesdhetar në mënyrë të përsosur. Qoftë për një fundjavë apo një javë të plotë, ky qytet do të të bëjë të duash të kthehesh.








