Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
20 vjet Hannah Montana, Miley Cyrus rikthehet në rolin ikonik! 11/03/2026
Rita Ora flet për vendimin për të ngrirë vezët: Ishte gjëja më e mirë sepse… 11/03/2026
Arbër Çepani flet pa filtra për dashurinë: “Mund të të fusë në një gropë të zezë dhe nuk e kupton”! 11/03/2026
Alesio Alia pranon se Brikena e pëlqente! Deklarata që ndezi kuriozitetin e publikut! 11/03/2026
“E dua, mo vlla”, deklarata e Mirit që tronditi Selinën dhe banorët në Big Brother VIP! 11/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Egli foli shkurt, shqip dhe (jo aq) qartë për fshirjen e këngës dhe rikthimin e saj!

09/06/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Egli foli shkurt, shqip dhe (jo aq) qartë për fshirjen e këngës dhe rikthimin e saj!

Pas një periudhe të shkurtër heshtjeje në rrjetet sociale, këngëtarja Egli Tako ka vendosur të reagojë publikisht për herë të parë pas zhdukjes së dy bashkëpunimeve të saj me Fifin nga platforma YouTube. Këngët “Shuj Shuj” dhe “Ku je nis” janë larguar nga kanali, duke nxitur shumë reagime dhe spekulime nga publiku.





Në një reagim të gjatë dhe të përmbajtur, Egli shpjegon pozicionin e saj, duke theksuar se nuk ka pasur kurrfarë ndikimi në marrjen e këtij vendimi. Ajo sqaron se roli i saj në këto projekte ishte i kufizuar:

“Kënga është hequr për 2 ditë nga platforma YouTube, në vendim të autores për shkaqe të sajat, ndaj edhe nuk kam bërë asnjë ndërhyrje apo reagim, pasi nuk janë materiale të miat”, thekson Egli.

Duke ruajtur një ton të qetë dhe diplomatik, Egli thekson se fshirja dhe rikthimi i këngëve nuk kanë qenë në dorën e saj, por njëkohësisht i shpreh mirënjohje publikut për mbështetjen që ka marrë. Ajo lë të kuptohet se, për aq sa ka mundësi, është pro rikthimit të këngëve, për shkak të dashurisë së fansave.


Në fund të reagimit të saj vjen dhe konfirmimi i asaj që shumëkush e kishte dyshuar – ndarja nga Fifi nuk është vetëm një çështje teknike, por një shkëputje e mirëfilltë në planin profesional:

“Kam vendosur me shumë respekt reciprok me Fifin, të shohim në një spekter më të gjerë, në mënyrë që asnjëra palë të mos ndikojë tek tjetra, për sa kohë të dyja i përkasim të njëjtës fushë, këndimit.”

Këngëtarja e mbyll mesazhin e saj me një premtim për projekte të reja që do të publikohen gjatë këtij muaji, duke falënderuar publikun për dashurinë dhe përkrahjen e vazhdueshme.

Ndërkohë që zhvillimet mbeten në pritje, është e qartë që Egli ka zgjedhur ta trajtojë situatën me maturi. Tani, të gjithë sytë janë nga Fifi – do të zgjedhë të përgjigjet apo të heshtë?

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

20 vjet Hannah Montana, Miley Cyrus rikthehet në rolin ikonik!
Breaking News

20 vjet Hannah Montana, Miley Cyrus rikthehet në rolin ikonik!

11/03/2026
Rita Ora flet për vendimin për të ngrirë vezët: Ishte gjëja më e mirë sepse…
Breaking News

Rita Ora flet për vendimin për të ngrirë vezët: Ishte gjëja më e mirë sepse…

11/03/2026
Arbër Çepani flet pa filtra për dashurinë: “Mund të të fusë në një gropë të zezë dhe nuk e kupton”!
Breaking News

Arbër Çepani flet pa filtra për dashurinë: “Mund të të fusë në një gropë të zezë dhe nuk e kupton”!

11/03/2026
Alesio Alia pranon se Brikena e pëlqente! Deklarata që ndezi kuriozitetin e publikut!
Breaking News

Alesio Alia pranon se Brikena e pëlqente! Deklarata që ndezi kuriozitetin e publikut!

11/03/2026
“E dua, mo vlla”, deklarata e Mirit që tronditi Selinën dhe banorët në Big Brother VIP!
Breaking News

“E dua, mo vlla”, deklarata e Mirit që tronditi Selinën dhe banorët në Big Brother VIP!

11/03/2026
Miri zgjidhet lider, çon në televotim çiftet Selin-Gimbo, Brikena-Mateo!
Breaking News

Miri zgjidhet lider, çon në televotim çiftet Selin-Gimbo, Brikena-Mateo!

11/03/2026
Next Post
5 sekrete për një make-up që sfidon diellin dhe vapën!

5 sekrete për një make-up që sfidon diellin dhe vapën!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera