Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike 26/01/2026
Në lidhje jashtë shtëpisë, por fjalët e Klodit surprizojnë: “Shpirti ta don…” 26/01/2026
Dafina Zeqiri lë pa fjalë ndjekësit me linjat e reja vetëm 6 muaj pas lindjes 26/01/2026
Special Olympics Albania, sukses në arenën ndërkombëtare falë mbështetjes së Coca-Cola! 26/01/2026
Luana Vjollca në kopertinën e revistës britanike L’Officiel UK! 26/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Kanye West ndryshon sërish emrin dhe ky është më i çuditshmi deri tani!

11/06/2025
in Breaking News
Reading Time: 1 min read
A A
Kanye West ndryshon sërish emrin dhe ky është më i çuditshmi deri tani!

Një tjetër kthesë në identitetin e artistit që nuk ndalet së surprizuari. Ye – më parë i njohur si Kanye West – ka bërë sërish një ndryshim në emrin e tij ligjor. Pasi në vitin 2021 zëvendësoi emrin e plotë me thjesht “Ye”, këtë herë ai ka shkuar edhe më tej: dokumentet e reja tregojnë se emri i tij tani është “Ye Ye”.





Sipas Page Six, ky ndryshim u bë i ditur përmes dokumenteve të reja ligjore që lidhen me kompanitë e tij si Yeezy Apparel, Getting Our Dreams Inc. dhe Yeezy Record Label, LLC – ku “Ye Ye” figuron si menaxher ose anëtar.

Këto dokumente janë depozituar nga drejtori financiar i tij, Hussain Lalani, në Kaliforni. Deri tani, vetë artisti nuk ka komentuar publikisht për këtë veprim – të paktën jo ende.


Ndërkohë, për fansat e Ye, ky është një hap tjetër në rrugëtimin e gjatë të artistit drejt një identiteti të ri. Që nga viti 2018, kur ai deklaroi: “Zyrtarisht i njohur si Kanye West. Unë jam YE”, ndryshimet në imazh dhe emër janë bërë pjesë e narrativës së tij personale.

Në fillim të këtij muaji, ai shkroi: “Më në fund do të ndaloj së përdoruri Twitterin @kanyewest sepse emri im është Ye”.

Në mars 2024, shefi i stafit të tij Milo Yiannopoulos publikoi një letër ku kërkonte që mediat të mos e quanin më “Kanye West”, duke e cilësuar si “emrin e tij skllav”. Letra theksonte se ai e kishte lënë përgjithmonë pas atë identitet.

Ndërsa ndryshimi i fundit ende nuk është shoqëruar me një deklaratë zyrtare nga vetë Ye, një gjë është e qartë: ai nuk ndalet së ri-shpikuri.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike

26/01/2026
Në lidhje jashtë shtëpisë, por fjalët e Klodit surprizojnë: “Shpirti ta don…”
Breaking News

Në lidhje jashtë shtëpisë, por fjalët e Klodit surprizojnë: “Shpirti ta don…”

26/01/2026
Dafina Zeqiri lë pa fjalë ndjekësit me linjat e reja vetëm 6 muaj pas lindjes
Breaking News

Dafina Zeqiri lë pa fjalë ndjekësit me linjat e reja vetëm 6 muaj pas lindjes

26/01/2026
Special Olympics Albania, sukses në arenën ndërkombëtare falë mbështetjes së Coca-Cola!
Breaking News

Special Olympics Albania, sukses në arenën ndërkombëtare falë mbështetjes së Coca-Cola!

26/01/2026
Luana Vjollca në kopertinën e revistës britanike L’Officiel UK!
Breaking News

Luana Vjollca në kopertinën e revistës britanike L’Officiel UK!

26/01/2026
Vëllai i Selin publikon foton e parë me Gretën
Breaking News

Vëllai i Selin publikon foton e parë me Gretën

26/01/2026
Next Post
“Mos gabo me gruan!”/Mes zërave për ndarje, mesazhi i Shpatit bën xhiron e rrjetit!

“Mos gabo me gruan!”/Mes zërave për ndarje, mesazhi i Shpatit bën xhiron e rrjetit!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera