Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës! 03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma! 03/03/2026
Horoskopi i muajit mars 2026! 03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar… 03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin! 03/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Sekreti i formës perfekte të Jennifer Aniston në moshën 56-vjeçare? E zbulon trajnerja

09/07/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Sekreti i formës perfekte të Jennifer Aniston në moshën 56-vjeçare? E zbulon trajnerja

Jennifer Aniston vazhdon të jetë frymëzim për miliona fansa në mbarë botën – jo vetëm për rolet e saj ikonike, por edhe për mënyrën se si arrin të ruajë një trup të tonifikuar dhe një stil jete aktiv edhe në moshën 56-vjeçare.





Por cili është çelësi i kësaj forme kaq të admirueshme?

Trajnerja e saj personale, Dani Coleman, ka zbuluar për DailyMail.com se sekreti i Jennifer nuk qëndron në stërvitje të gjata dhe rraskapitëse, por në inteligjencën dhe konsistencën me të cilën ajo qaset ndaj aktivitetit fizik.


“Ajo i pëlqen stërvitjet sfiduese dhe është kënaqësi të shohësh sa shumë është forcuar në këto katër vite,” – tha Dani.

Rutina e Jennifer përfshin një kombinim të ushtrimeve me pesha, lëvizje për forcë dhe shpërthime të shkurtra kardio. Çdo seancë fillon me ngrohje dinamike dhe përfundon me shtrirje për ftohje, duke e bërë stërvitjen të plotë dhe efektive.

“Ajo ushtron çdo ditë,” – shton trajnerja. “Ndonjëherë bëjmë një orë të plotë, ndonjëherë një seancë më të shkurtër, por gjithmonë mundohemi të ruajmë një ritëm të qëndrueshëm dhe të përshtatur me orarin e saj të ngarkuar.”

Një nga metodat kryesore që ajo ndjek është Pvolve – një teknikë që fokusohet në forcimin funksional të muskujve, sidomos në zonën e barkut, pa u mbështetur te “crunch”-et klasike. Me tre format e saj: Strength & Sculpt, Sculpt & Burn dhe Progressive Weight Training, Aniston punon në mënyrë të balancuar gjithë trupin.

Për Jennifer-in, kjo nuk është thjesht një rutinë fizike – është një pjesë e rëndësishme e mirëqenies së saj mendore dhe emocionale.

“Gjithmonë është e përgatitur dhe e motivuar,” – thekson Dani. “Ajo është një shembull i shkëlqyer për disiplinë dhe forcë.”

Ndërkohë që shumë njerëz mund të mendojnë se një trup i tillë kërkon orë të panumërta në palestër, trajnerja e saj përgënjeshtron këtë ide. Sekreti? Balanca, qasja funksionale dhe dashuria për kujdesin ndaj vetes.

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!
Breaking News

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!

03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!
Breaking News

Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!

03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…
Breaking News

Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…

03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!
Breaking News

“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!

03/03/2026
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!
Breaking News

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!

02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
Next Post
Ish-banori i “BBVK” bëhet baba për herë të parë, zbulon emrin e vajzës!

Ish-banori i “BBVK” bëhet baba për herë të parë, zbulon emrin e vajzës!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera