Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin! 01/01/2026
“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut? 31/12/2025
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë… 31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh 30/12/2025
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt! 30/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Tunel i errët”, Fedez rrëfen tentativën për vetëvrasje në librin e tij autobiografik!

12/07/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
“Tunel i errët”, Fedez rrëfen tentativën për vetëvrasje në librin e tij autobiografik!

Reperi dhe personazhi i njohur italian Fedez ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik me publikimin e fragmenteve nga autobiografia e tij e re, një rrëfim i thellë dhe emocional që zbërthen anët më të errëta të jetës së tij personale.





Në libër, artisti flet hapur për betejat me shëndetin mendor, duke zbuluar për herë të parë tentativën për vetëvrasje pas ndërprerjes së menjëhershme të qetësuesve që kishte përdorur për një kohë të gjatë. “Nuk është hapi. Nuk është akti. Vetëvrasja është gjithçka që ndodh para saj,” shkruan ai, duke përshkruar procesin si një gjendje që “rritet brenda teje, si një fetus në errësirë, që të pëshpërit çdo ditë ‘Mjaft’.”

Fedez rrëfen se gjithçka nisi kur vendosi të linte papritur barnat që e kishin shoqëruar në përditshmërinë e tij: “I lashë sikur po hidhja një pako të zbrazët cigareje. Por ato kishin zënë gjuhën time, mendimet e mia, lëkurën time. Kur i lashë, truri im filloi të ulërinte.”


Ai përshkruan këtë periudhë si një “tunel pa dalje, i ndërtuar me beton dhe errësirë”, ku ndjehej plotësisht i vetëm. Me këtë rrëfim, Fedez thyen tabutë që shpesh e rrethojnë shëndetin mendor dhe çështjen e vetëvrasjes në publikun italian dhe më gjerë.

Në kapitujt e tjerë të librit, ai ndalet edhe te jeta nën presionin e famës, duke thënë se “e gjithë bota mendon se unë jam ai që kontrollon, planifikon, strategu. Por e vërteta është që shumë pak gjëra i kam zgjedhur vetë. Ka qenë thjesht një vrap i çmendur që s’kam ditur si ta ndal.”

Një nga pikat më të rëndësishme që ai prek është edhe performanca e shumëpërfolur në festivalin Sanremo, që për Fedez përfaqëson një pikë kthese negative në jetën e tij: “Më thanë që e teprova. Më bërtitën. Nuk tregova respekt. Por e vërteta është se isha thjesht i copëtuar.”

Autobiografia e tij, që pritet të publikohet së shpejti, nuk është vetëm një rrëfim artistik, por një akt i guximshëm i vetëdijes dhe përballjes me plagët e brendshme. Ky libër pritet të trazojë jo pak ujëra në botën e spektaklit dhe opinionit publik, duke hapur një debat të domosdoshëm për shëndetin mendor, presionin e famës dhe betejat e padukshme që shpesh fshihen pas një imazhi publik të “perfekt”.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin!
Breaking News

U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin!

01/01/2026
“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut?
Breaking News

“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut?

31/12/2025
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë…
Breaking News

“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë…

31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh
Breaking News

Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh

30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?
Breaking News

Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?

30/12/2025
Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh
Breaking News

Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh

30/12/2025
Next Post
Vanessa Hudgens ndan lajmin e ëmbël: Shtatzënë për herë të dytë!

Vanessa Hudgens ndan lajmin e ëmbël: Shtatzënë për herë të dytë!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera