Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen” 27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen  27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu? 27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin 27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet! 27/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Tregon sa fakire je”, deklarata e Gertës ndez rrjetin!

13/07/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
“Tregon sa fakire je”, deklarata e Gertës ndez rrjetin!

Një diskutim i zakonshëm mbi pushimet verore u kthye në debat të nxehtë në emisionin “Goca & Gra”, ku moderatorët shprehën qëndrime të ndryshme pas publikimit të një sondazhi nga Top Channel. Sipas sondazhit, rreth 36% e shqiptarëve nuk kanë mundësi të bëjnë pushime këtë verë, çka ndezi diskutimin për alternativat me buxhet të ulët.





Egla solli një këndvështrim optimist, duke theksuar se edhe me një buxhet të kufizuar ekzistojnë mundësi për të udhëtuar, si kampingu, që sipas saj ofron një mënyrë ndryshe dhe të përballueshme për të kaluar pushimet. “Shumë shqiptarë bëjnë atë fundjavën e famshme ose sajohen në tenda,” u shpreh ajo.

Por kjo ide u kundërshtua menjëherë nga Gerta, e cila me tone të ashpra tha: “Çadra është për të varfrit”, duke nënkuptuar se kampingu nuk është një zgjidhje dinjitoze për një familje. “Kampi është sikur kalon nga një gjendje jo e mirë në shtëpi e të shkosh në çadër të stresohesh më keq,” shtoi ajo, duke e cilësuar këtë mënyrë pushimi si të papërshtatshme.


Ndërkohë, Kleoniki solli një përvojë personale nga kampingu në Gjipe, duke theksuar se është një eksperiencë që të kënaq, sidomos për ata që kërkojnë aventurë. “Ka njerëz aventurierë, që kjo gjë i kënaq, nuk i lodh,” u shpreh ajo. Edhe Rudina mbështeti këtë ide, duke e quajtur kampingun një “super aventurë”.

Përplasja kulmoi kur Gerta deklaroi: “Tregon sa fakire je”, deklaratë që u prit me reagime të menjëhershme nga koleget e saj, të cilat mbrojtën idenë se kampingu është një zgjedhje personale dhe jo një tregues i statusit ekonomik.

Debati nxiti reagime të ndryshme në rrjetet sociale, ku një pjesë e publikut u ndje i fyer nga komentet përçmuese ndaj formave alternative të pushimeve, ndërsa të tjerë mbështetën idenë se pushimet duhet të ofrojnë rehat dhe luks, nëse do të quhen “të vërteta”.

Diskutimi pasqyron realitetin e përballjes së shumë shqiptarëve me vështirësi ekonomike, dhe sjell në vëmendje ndarjen e fortë mes perceptimeve për mënyrat “e duhura” për të pushuar.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 
Breaking News

“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 

27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu?
Breaking News

Për kë po xhelozon Devis Xherahu?

27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin
Breaking News

Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin

27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!
Breaking News

Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!

27/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike

26/01/2026
Next Post
“Na ftohu distanca”, Ledri flet për ndarjen nga Sara dhe jo vetëm: Më duket e lumtur me atë djalin!

“Na ftohu distanca”, Ledri flet për ndarjen nga Sara dhe jo vetëm: Më duket e lumtur me atë djalin!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera