Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Vanille Caviar: Drita që lind nga errësira e vaniljes! 21/12/2025
“Janë munduar ta lënë në hije”, Luizi bën dedikimin e veçantë për Kiarën në BBV Fun Club 21/12/2025
Tha gabim emrin e të eliminuarit? Jonida Vokshi thyen heshtjen 21/12/2025
Pas një shkëputje të gjatë, Romeo Veshaj paralajmëron projektin e ri!  21/12/2025
Selvija zbulon pyetjen që i bëri Shpati për hyrjen në BBV: Prita deri tani… 21/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“S’bën të jesh dhe spiun, dhe reper”, Don Phenom thumbon kolegët dhe s’trembet nga emrat e mëdhenj

14/07/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
“S’bën të jesh dhe spiun, dhe reper”, Don Phenom thumbon kolegët dhe s’trembet nga emrat e mëdhenj

Don Phenom është rikthyer me një intervistë ku nuk i kurseu aspak kolegët e tij në industrinë e hip-hopit shqiptar. I ftuar në Andale Media, reperi njihet për natyrën e drejtpërdrejtë, por këtë herë, deklaratat e tij ishin më të ashpra se kurrë.





Duke komentuar për transformimin e skenës rap dhe mungesën e përplasjeve të vërteta si dikur, ai nuk e fshehu zhgënjimin:

“Është çështja e komercialitetit dhe problemi është se tani janë bërë të gjithë motra dhe kur u vjen cikli, u vjen të gjithëve bashkë. Është shumë problem se nuk ka hiç konkurrencë.”


Por gjithçka u ndez edhe më shumë kur u pyet për mundësinë e një bashkëpunimi me Gjikon, Ledrin apo Butën. Fillimisht ai tregoi një qasje të butë:

“Janë të gjithë djem të mirë dhe s’më kanë bërë asgjë.”

Megjithatë, ky ton ndryshoi shpejt, duke lëshuar një nga deklaratat më të forta:

“Kam një perspektivë të jetës sime si reper. S’mund të jesh dhe reper dhe spiun. Në Shqipëri është OK të jesh spiun dhe reper, mbushet club-i, s’është asnjë problem. Kushdo që ka bërë një deklaratë në gjyq, nuk ka si të jetë reper. Hiphopi, sado komerc që të jetë, nuk bën të jesh aq i degjeneruar. Ka shumë që janë të tillë me deklarata në gjyq dhe unë nuk i mbështes. Kaq është.”

Kjo nuk është hera e parë që Don Phenom e thotë hapur mendimin për kolegët. Në vitin 2021, ai kishte bërë bujë me një postim në Instagram ku hoqi disa prej emrave të mëdhenj të skenës nga lista e ndjekësve dhe paralajmëroi:

“Shumë prej jush ju kam hequr prej friends list në Instagram se jeni dashakeqës, ejani dhe më takoni në qoftë se doni, mbytuni të gjithë, viti 2021 nuk ka më diplomaci, do jua heq maskat të gjithëve publikisht se prapa skenave shumë prej jush ju kam degjeneruar, e dini shumë mirë. U riktheva.”

Megjithatë, sot ai vetë thotë se preferon të mos japë më shembuj negativë dhe duket se ka zgjedhur një rrugë më të moderuar. Por, nëse e njeh Don Phenom-in, e di që diplomacia nuk zgjat shumë kur ka diçka për të thënë.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Vanille Caviar: Drita që lind nga errësira e vaniljes!
Breaking News

Vanille Caviar: Drita që lind nga errësira e vaniljes!

21/12/2025
“Janë munduar ta lënë në hije”, Luizi bën dedikimin e veçantë për Kiarën në BBV Fun Club
Breaking News

“Janë munduar ta lënë në hije”, Luizi bën dedikimin e veçantë për Kiarën në BBV Fun Club

21/12/2025
Tha gabim emrin e të eliminuarit? Jonida Vokshi thyen heshtjen
Breaking News

Tha gabim emrin e të eliminuarit? Jonida Vokshi thyen heshtjen

21/12/2025
Pas një shkëputje të gjatë, Romeo Veshaj paralajmëron projektin e ri! 
Breaking News

Pas një shkëputje të gjatë, Romeo Veshaj paralajmëron projektin e ri! 

21/12/2025
Selvija zbulon pyetjen që i bëri Shpati për hyrjen në BBV: Prita deri tani…
Breaking News

Selvija zbulon pyetjen që i bëri Shpati për hyrjen në BBV: Prita deri tani…

21/12/2025
Momenti më i ëmbël i mbrëmjes në Fest 64: Arilena Ara lexon kartolinën prekëse nga vajza e Salsano Rapit
Breaking News

Momenti më i ëmbël i mbrëmjes në Fest 64: Arilena Ara lexon kartolinën prekëse nga vajza e Salsano Rapit

20/12/2025
Next Post
Jeff Bezos “zbret” në jugun e Shqipërisë, ja vendi ku u pa me super-jahtin luksoz

Jeff Bezos “zbret” në jugun e Shqipërisë, ja vendi ku u pa me super-jahtin luksoz








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera