Kur bëhet fjalë për çiftet e mundshme të showbiz-it, mjafton një lëvizje për të ndezur rrjetin. E pikërisht kjo ndodhi kur Don Xhoni la një koment në një nga fotot më të fundit të modeles Loredana Brati.
Reperi i njohur, i cili rrallë komenton publikisht, e bëri këtë herë – dhe rrjeti s’mundi ta injoronte.
Si gjithmonë, ndjekësit nuk ngurojnë të aludojnë për skenare romantike por është po aq e mundur që së shpejti të kemi një bashkëpunim mes të dyve. Koha do ta tregojë!









