I ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, Jozefin Marku, ish-banor i “Big Brother VIP 4”, ka komentuar zhvillimet e fundit në jetën e Loredana Bratit. Edhe pse marrëdhënia mes tyre u mbyll pas përfundimit të spektaklit, deklaratat e Loredanës dhe lëvizjet e saj në rrjete sociale vazhdojnë të tërheqin vëmendje – dhe duket se edhe vetë Jozi nuk ka mbetur indiferent.
Duke folur për raportin e tyre, ai pranoi se nuk janë takuar prej muajsh dhe se komentet e fundit të saj në emisionin “Goca dhe Gra” i kanë lënë një shije jo të mirë. “Ishte shumë e ftohtë, u zhgënjeva,” u shpreh ai.
Por ajo që solli më shumë reagime ishin ndërveprimet virtuale të Loredanës me Don Xhonin. Kur u pyet për to, Jozi nuk nguroi të shprehte shqetësimin e tij:
“Asgjë, thjesht ka marrë një rrugë jo të mirë mendoj unë. Po shoqërohet me njerëz…”
Kur Ronaldo i kërkoi sqarim se çfarë nënkuptonte me “rrugë jo të mirë”, ai shtoi:
“Jo të mirë pra. Për ato kemi arritur këtu ku kemi arritur. Shoqërohet me njerëz të padëshirueshëm. Bën gjeste, aspak të mira dhe të hijshme.”
Gazetari përmendi rastet kur Don Xhoni ka komentuar në videot e saj me emoji zemrash, ndërsa Loredana i ka bërë “like”. Reagimi i Jozit ishte i drejtpërdrejtë:
“Mirë nuk është për t’u përzierë aty tek punët e Jozit, por…”
Megjithatë, Jozi nuk duket se e merr personalisht këtë histori të re të mundshme:
“Le të bëjnë çfarë të duan fundja. Secili ka jetën e vet thjesht janë disa gjëra që më duken shumë të vogla. Ata mendojnë sikur çfarë po bëjnë, por ne i lëmë të bëjnë çfarë të duan.”
Kur Ronaldo e pyeti nëse është momentalisht në një lidhje Jozi e konfirmoi duke thënë se:
Po, jam. Vërtet, prej disa kohësh. Nuk është pjesë e ekranit, nuk ka lidhje. Është shqiptare.








