Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve! 28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar 28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali 28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi  28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Jam shumë e mërzitshme si grua”, Kiara Tito tregon anën që s’e keni parë kurrë

25/07/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
“Jam shumë e mërzitshme si grua”, Kiara Tito tregon anën që s’e keni parë kurrë

Moderatorja Kiara Tito ka ndarë me publikun disa detaje të sinqerta nga jeta në çift me Luiz Ejllin, duke treguar se, ndonëse shpesh në qendër të vëmendjes, është mjaft e thjeshtë në përditshmëri.





E ftuar në një intervistë televizive, Kiara u pyet nga Lei Kraja: “Si ndihesh më seksi, me të brendshme apo me këmishën e Luizit?”. Ajo u përgjigj pa komplekse:

“Gjatë periudhës së shtatzënisë veshja vetëm bluzat e Luizit se i ka extra large dhe oversize, e kam kaluar kështu shtatzëninë time. Tani fle me pizhame, jam shumë e mërzitshme si grua, me pizhame normale.”


Kiara pranoi se nuk është nga ato që eksperimentojnë shumë me veshjen, pasi tashmë ka gjetur stilin që i përshtatet dhe nuk ndjek çdo trend të momentit. Në fakt, një prej tendencave që nuk e pëlqen aspak është ajo e pantallonave me bel të ulët:

“Trendi i pantallonave me bel të ulët, të shkurtër. Sado të rikthehen në modë, unë nuk do t’i vesh kurrë.”

Ndërkohë, edhe pse nuk ka një ikonë mode specifike që e frymëzon, Kiara thotë se pëlqen të ndjekë influencueset shqiptare dhe të huaja për të marrë ide:

“Nuk është se kam një person që më frymëzon për veshjen, por më pëlqen të ndjek trendet e fundit. Shoh shumë shpesh edhe influencueset e ndryshme të huaja, edhe shqiptare.”

E pyetur për ndonjë emër konkret, ajo u përgjigj:

“Ndonjë emër specifik nuk është se kam, se janë të gjitha të mira. Kanë fituar një lloj stili që më pëlqen shumë.”

Në një moment tjetër të intervistës, Kiara tregoi edhe një incident që i ka ndodhur në skenën e “Portokallisë”:

“Kisha një fustan fantastik ngjyrë jeshil. Në moment të fundit para se të ngjiteshim në skenë, këputet zinxhiri.”

Me thjeshtësinë që e karakterizon, Kiara duket se nuk e ka aspak problem të tregojë edhe anët më “të zakonshme” të jetës së saj, duke u bërë edhe më e dashur për publikun që e ndjek.

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!
Breaking News

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar
Breaking News

Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar

28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali
Breaking News

Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali

28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 
Breaking News

Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 

28/01/2026
“Ata thanë se nuk do të zgjasë”, David e Victoria Beckham festojnë 23-vjetorin e martesës!
Breaking News

“Familja është gjithçka”, Victoria Beckham i dërgon një mesazh të (pa)qartë Brooklyn!

28/01/2026
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
Next Post
“Marrin prezantuese që s’dinë të flasin!”/Roza Lati sqaron për kë e kishte vërtet

"Marrin prezantuese që s’dinë të flasin!”/Roza Lati sqaron për kë e kishte vërtet








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera