Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut? 31/12/2025
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë… 31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh 30/12/2025
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt! 30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee? 30/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Miliarder, por Jeff Bezos kërkon 190 mijë dollarë nga vëllai i Lauren Sanchez?!

11/08/2025
in Breaking News
Reading Time: 1 min read
A A
Miliarder, por Jeff Bezos kërkon 190 mijë dollarë nga vëllai i Lauren Sanchez?!

Historia e tensionuar mes Jeff Bezos, Lauren Sanchez dhe vëllait të saj, Michael Sanchez, ka marrë një kthesë të re. Çifti më i përfolur i biznesit ka depozituar në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë një kërkesë për të rikuperuar gjithsej 190,556 dollarë nga Michael, pjesë e një beteje ligjore që po zgjat prej vitesh.





Sipas dokumenteve të padisë, shuma përfshin 182,374 dollarë në tarifa avokatësh dhe 8,182 dollarë në shpenzime të tjera ligjore. Këto, sipas tyre, lidhen me një mocion të fituar për rrëzimin e një padie të konsideruar “pa bazë” dhe një kërkesë tjetër për mbulimin e kostove.

Përplasja mes palëve nisi që në vitin 2019, kur pas divorcit të Bezos nga MacKenzie Scott, doli në pah lidhja e tij me Sanchez. Pak më vonë, revista National Enquirer kërcënoi të publikonte materiale të ndjeshme, dhe ishte vetë Bezos që pranoi ekzistencën e disa fotove “të diskutueshme”.


Michael Sanchez ka mohuar kategorikisht publikimin e “fotove të pahijshme”, por ka pranuar se ka ndarë informacione të tjera. New York Times më pas raportoi për një marrëveshje konfidencialiteti mes tij dhe American Media, që kishte në fokus informacionet dhe fotot që provonin romancën Bezos–Sanchez.

Në vitin 2020, Michael paditi Bezos për shpifje, por gjykata në Los Angeles vendosi pro miliarderit. Një vit më vonë, Bezos fitoi 218,385 dollarë si rimbursim i shpenzimeve ligjore. Megjithatë, saga nuk ka përfunduar, pasi Michael vazhdon të akuzojë çiftin, duke i quajtur ata “gënjeshtarë” dhe sistemin ligjor “të korruptuar”.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut?
Breaking News

“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut?

31/12/2025
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë…
Breaking News

“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë…

31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh
Breaking News

Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh

30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?
Breaking News

Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?

30/12/2025
Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh
Breaking News

Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh

30/12/2025
Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik
Breaking News

Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik

30/12/2025
Next Post
Chris Hemsworth tronditet nga testi gjenetik: “Jam vetëm 40 vjeç dhe…”

Chris Hemsworth tronditet nga testi gjenetik: “Jam vetëm 40 vjeç dhe…”








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera