Dhimbja ka prekur thellë ish-banoren e Big Brother VIP Albania, Sara Gjordeni, e cila ka reaguar publikisht pas aksidentit tragjik në Berat ku humbi jetën shoku i saj i ngushtë i fëmijërisë, Orneli.
Në rrëfimin e saj prekës në rrjetet sociale, Sara kujton historinë e dashurisë së Ornelit me bashkëshorten e tij, Sindi Salaj. Të dy, sipas saj, ishin lidhur që në moshë shumë të re dhe nuk ishin ndarë kurrë. Dashuria e tyre u kurorëzua me ardhjen në jetë të një vajze të vogël, e cila sot është vetëm dy vjeçe.
“Ishte lumturia e tyre më e madhe” – shkruan Sara, duke kujtuar se që fëmijë kishte parë forcën dhe admirimin mes tyre.
Në një tjetër pjesë të reagimit të saj, Sara tregon se pak ditë më parë kishte folur për ta me një të njohur. “Vetem pardje më ra të flisja për ta me dikë. Sindi ka shpëtuar, Orneli jo! S’do doja sot të kisha qenë në vendin e saj, asnjëherë”, – shkruan ajo, duke e përshkruar humbjen si të pabesueshme dhe të papranueshme.









