Fituesi i “Big Brother VIP Albania”, Gjesti, ka thyer heshtjen dhe ka folur hapur për jetën e tij private dhe marrëdhëniet sentimentale. Në një postim në rrjetet sociale, ai ka reaguar ndaj etiketimeve të rënda që i janë bërë nga të tjerët, duke e quajtur veten shpesh “rrenc, manipulues, mosmirënjohës dhe jo falënderues”.
“Por këto nuk janë gjëra që do t’i thoshin kurrë miqtë e vërtetë,” tha ai, duke shtuar se është zhgënjyer nga disa persona që dikur i konsideronte miq.
Gjesti gjithashtu ka sqaruar për herë të parë se si e sheh jetën e tij private:
“E kam sqaru që në intervistën e parë që kam bërë, atje ku s’po du t’ja përmen emrin. Jetën private e du private. Shkurt shqip, dua të jem një njeri i thjeshtë. Në shtëpinë time me familjen time. Dhe jetën time personale e dua private. S’du t’i jap shpjegim mediave, po jam parë dje në 3 të natës, po kemi bërë seks, pastaj kemi bërë tost, jemi kënaq. Lejini këto stila. Une e dua jetën time private edhe ciao!”
Pas këtyre fjalëve, ndjekësit kanë nisur të aludojnë se mesazhi mund të jetë një thumb i fshehtë për raportin e tij me Eglin. Gjesti ka treguar qartë se nuk dëshiron që jeta e tij sentimentale të bëhet pjesë e mediave, por me detajet që ai dha i ka bërë fansat edhe më kuriozë!








