Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Ish-at flasin: Çfarë kanë thënë ish-partneret e Brooklyn për Victoria Beckham? 25/01/2026
Nëna e Brikenës thyen heshtjen për Mateon: Kemi qenë dakord… 25/01/2026
Bora Zemani hap zemrën për faljen në dashuri: Nuk gënjehem, di ku është gabuar… 25/01/2026
“Një ditë pas lindjes së vajzës më vunë prangat…”/Ish-banori i BBV bën rrëfimin tronditës  25/01/2026
Është ndarë nga partneri? Veprimi i fundit i Ronelës na bëri të dyshojmë! 25/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Alarmi i ri për nënat shtatzëna: Ky ilaç rrit rrezikun e autizmit dhe ADHD-së! 

25/08/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Alarmi i ri për nënat shtatzëna: Ky ilaç rrit rrezikun e autizmit dhe ADHD-së! 

Një studim i gjerë i realizuar nga Harvard School of Public Health dhe Mount Sinai, ka ringjallur shqetësimet mbi përdorimin e paracetamolit gjatë shtatzënisë. Sipas të dhënave të mbledhura nga mbi 100 mijë persona dhe analizës së 46 studimeve të mëparshme, ekspozimi ndaj acetaminofenit – substanca aktive e njohur në barna si Paracetamol apo Tylenol – mund të ndikojë në zhvillimin e trurit të fëmijëve, duke rritur mundësinë për çrregullime si autizmi apo ADHD-ja.





Studiuesit shqyrtuan përdorimin e këtij medikamenti gjatë të tre tremujorëve të shtatzënisë dhe e lidhën më pas me të dhënat shëndetësore të nënave dhe fëmijëve. Përfundimi i tyre: përdorimi duhet të bëhet vetëm kur është vërtet i nevojshëm.

“Duke qenë se ky medikament përdoret gjerësisht, edhe një rritje sado e vogël e rrezikut mund të ketë ndikim të madh në shëndetin publik. Rekomandojmë përdorim me masë të acetaminofenit, dozën më të vogël efektive në një kohëzgjatje sa më të shkurtër, sipas udhëzimeve të mjekut… dhe jo të kufizohet fare,” theksojnë autorët e studimit, duke paralajmëruar se edhe dhimbjet ose ethet e patrajtuara mund të jenë të dëmshme për beben.


Ky nuk është paralajmërimi i parë për paracetamolin. Një hulumtim tjetër i kryer në Universitetin e Notingamit vitin e kaluar, tregoi se përdorimi i tij mund të rrisë deri në 36% rrezikun e ulçerës së stomakut dhe gjakderdhjeve në zorrë. Përveç kësaj, u vu re një rritje e gjasave për sëmundje kronike të veshkave, sëmundje zemre dhe hipertension.

Ekspertët këshillojnë që mjekët të konsiderojnë edhe alternativa jo-kimike për menaxhimin e dhimbjes dhe temperaturës gjatë shtatzënisë, për të shmangur rreziqe të panevojshme për nënat dhe fëmijët e tyre.

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ish-at flasin: Çfarë kanë thënë ish-partneret e Brooklyn për Victoria Beckham?
Breaking News

Ish-at flasin: Çfarë kanë thënë ish-partneret e Brooklyn për Victoria Beckham?

25/01/2026
Nëna e Brikenës thyen heshtjen për Mateon: Kemi qenë dakord…
Breaking News

Nëna e Brikenës thyen heshtjen për Mateon: Kemi qenë dakord…

25/01/2026
Bora Zemani hap zemrën për faljen në dashuri: Nuk gënjehem, di ku është gabuar…
Breaking News

Bora Zemani hap zemrën për faljen në dashuri: Nuk gënjehem, di ku është gabuar…

25/01/2026
“Një ditë pas lindjes së vajzës më vunë prangat…”/Ish-banori i BBV bën rrëfimin tronditës 
Breaking News

“Një ditë pas lindjes së vajzës më vunë prangat…”/Ish-banori i BBV bën rrëfimin tronditës 

25/01/2026
Është ndarë nga partneri? Veprimi i fundit i Ronelës na bëri të dyshojmë!
Breaking News

Është ndarë nga partneri? Veprimi i fundit i Ronelës na bëri të dyshojmë!

25/01/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Next Post
EKSKLUZIVE/ Dritëhijet e Loredanës!

EKSKLUZIVE/ Dritëhijet e Loredanës!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera