Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh 30/12/2025
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt! 30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee? 30/12/2025
Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh 30/12/2025
Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik 30/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Bleona Qereti padit Evi Kokalarin për shpifje, kërkon 2 milionë dollarë dëmshpërblim!

30/08/2025
in Breaking News
Reading Time: 23 mins read
A A

Në përgjigje të fushatës së vazhdueshme të shpifjeve dhe mashtrimeve nga Evi Kokalari, më 15 gusht 2025, këngëtarja dhe artistja me famë ndërkombëtare Bleona Qereti, përmes Studios Avokatore Waymaker LLC, ka depozituar një padi në Gjykatën e Lartë të NjuJ orkut, Konteja Queens, duke kërkuar 2 milionë dollarë dëmshpërblim.





 Sfondi i ngjarjeve:

Që prej vitit 2022, Evi Kokalari ka ndërmarrë njëfushatë të vazhdueshme shpifjesh, sulmesh tëorganizuara dhe dezinformimi ndaj Bleona Qeretit, duke shtrembëruar fakte dhe fabrikuar narrativa të rreme, me synimin për për ta minuar profesionalisht  në karrierën e saj dhe personalisht duke dëmtuar reputacionin e saj.


Veprimet e Evi Kokalarit kanë qenë të qëllimshme, të përllogaritura dhe dashakeqe, duke shkaktuar dëm të pariparueshëm në reputacionin dhe imazhin publik të Bleonës si në SHBA ashtu edhe në Shqipëri.

 

Në vjeshtën e vitit 2020, pas njohjes me Bleonën, Evi Kokalari e pa këtë marrëdhënie si mundësi për të avancuar ambiciet e saj si në Shqipëri ashtu edhe në SHBA. Miqësia e rreme me Bleonën i dha asaj akses tek individë me ndikim dhe ekspozim në media, të cilat ajo i shfrytëzoi për përfitime personale.

 

Pasi u ndje e kërcënuar nga prania dhe fama e Bleonës në rrethet e ndryshme mediatike dhe politike, për të avancuar agendën e saj Evi Kokalari në vitin 2022 ndërpret çdo marrëdhënie me Bleonen, dhe nis një fushatë hakmarrëse ndaj saj, duke fabrikuar e publikuar narrativa të rreme dhe duke bërë interpretim dashakeq të materialeve artistike dhe fotografive të Bleonës në rrjete sociale dhe media, me qëllim të shkaktonte polemika dhe të dëmtonte në mënyrë të parikuperueshme reputacionin e saj.

 

Evi Kokalari është angazhuar në sjellje të ngjashmeedhe ndaj të tjerëve, por Bleona nuk do ta lejojë më që kjo të ndodhë me të duke iu drejtuar institucioneve ligjzbatuese.

 

Veprimet e Zj. Kokalari kanë përfshirë:

• Publikimin dhe amplifikimin e deklaratave shpifëse-degraduese në rrjete sociale dhe media, për ta minuar profesionalisht dhe izoluar personalisht

• Denigrim të Bleonës në rrethin e individëve në rrjetine saj profesional dhe personal

• Dezinformim të figurave politike amerikane dhe shqiptare, për interes personal dhe në dëm të Bleonës

• Tentativa për bojkotim të eventeve ku Bleona ka qenë e përfshirë

• Shantazh dhe presion ndaj individëve me ndikim, me synim përfitime financiare dhe ekspozim publik

 Dëmi i shkaktuar

 Kjo fushatë shpifjesh ka qenë thellësisht dëmtuese duke shkaktuar dëme në imazhin e Bleones, si në aspektin profesional ashtu edhe në atë personal.

Shpifjet e vazhdueshme kanë prekur jo vetëm karrierën ndërkombëtare të Bleonës, por kanë shkaktuar dhimbje të thella emocionale për të dhe familjen e saj, të cilëtjanë detyruar të përjetojnë këto sulme të ulëta në sytë e publikut. Miliona njerëz kanë lexuar publikimetdashakeqe të znj. Kokalari.

Si pasojë, shumë njerëz nuk e shohin më për atë qëështë realisht, por përmes një lenteje të shtrembëruar tëndërtuar qëllimisht prej saj.

 

Bleona ndan shtëpinë me prindërit e saj dhe ka qenënjë dhimbje rrënuese për të, t’i shohë prindeti e saj të vuajnë sulmet dhe mashtrimet publike, ndërkohë që vajza e tyre tërhiqet pa të drejtë në një cirk mediatik.

Dëmtimi i nderit apo figurës morale nuk shuhet lehtë apo harrohet në kulturën shqiptare.

Njollosja e reputacionit mbetet e pashlyeshme dhe ndjek individin përgjithmonë, duke mbetur e u ngulitur në perceptimin kolektiv të publikut.

Znj. Kokalari e njeh mirë këtë realitet kulturor dhee ka përdorur si armë, duke ndërtuar mbi shpifje e gënjeshtra për të shkaktuar sa më shumë dëme ndaj Bleonës dhe për të avancuar interesat e saj personale.

Deklaratat e Zj. Kokalari nuk kanë asnjë bazë faktike dhe e ka bërë në dijeni të plotë këtë.

 

Qëndrimi i Bleonës:

Bleona Qereti deri më sot ka zgjedhur të mos i përgjigjet publikisht sulmeve të pabaza, por nuk mund të qëndrojë më në heshtje.

Përmes kësaj padie, ajo kërkon vendosjen e përgjegjësisë ligjore ndaj sjelljes dashakeqe të Zj. Kokalari dhe rivendosjen e së vërtetës duke kërkuar dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara dhe mbajtjen e përgjegjësisë nga Zj. Kokalari për narrativat e rreme.

 

“E vërteta është e dokumentuar, dëshmitarët janë të shumtë dhe është koha që kjo sjellje të marrë zgjidhje ligjore. Publiku ka të drejtë të njohë faktet e plota dhetë mos mashtrohet nga dezinformimi.” – BleonaQereti

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh
Breaking News

Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh

30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?
Breaking News

Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?

30/12/2025
Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh
Breaking News

Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh

30/12/2025
Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik
Breaking News

Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik

30/12/2025
Babai i Malit në gjendje të rëndë shëndetësore pak para lidhjes live
Breaking News

Babai i Malit në gjendje të rëndë shëndetësore pak para lidhjes live

29/12/2025
I biri refuzoi takimin në BBV, babai i Malit shpërthen: “Unë e kam bërë yll”
Breaking News

I biri refuzoi takimin në BBV, babai i Malit shpërthen: “Unë e kam bërë yll”

29/12/2025
Next Post
U tha se ishte shkak i ndarjes Gjesti-Egli, ish-banorja e BBV reagon për herë të parë!

U tha se ishte shkak i ndarjes Gjesti-Egli, ish-banorja e BBV reagon për herë të parë!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera