Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit? 13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit! 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Propozim në dasmën e shoqes: gjest romantik apo katastrofë totale?

08/09/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Propozim në dasmën e shoqes: gjest romantik apo katastrofë totale?

Kur flasim për propozime martese, gjithçka ka rëndësi: momenti, vendi, atmosfera. Një darkë romantike, një udhëtim surprizë apo edhe dhoma e gjumit – secili ka stilin e vet. Por a është e pranueshme që të marrësh mikrofonin në dasmën e mikut tënd dhe të ulesh në gjunjë para partneres?





Ekspertja e njohur e etiketës, Jacqueline Whitmore, e ka shumë të qartë përgjigjen: “Është në shije të keqe të shpallësh lajmin tënd të madh në një dasmë që nuk është e jotja.”

Sipas saj, një veprim i tillë jo vetëm që heq vëmendjen nga çifti i sapomartuar, por duket sikur po bërtet: “Hej, shikoni mua, jam më i rëndësishëm se nusja dhe dhëndri!”


Whitmore shpjegon se është e kuptueshme që njerëzit mezi presin ta ndajnë lajmin e tyre të fejesës, por duhet të kenë pak durim: “Mund ta bëni pasi të ketë mbaruar dasma. Përndryshe, dukeni egoistë dhe narcistë.”

Por jo vetëm kaq. Ekspertja ka edhe disa “mos” të tjera për ceremonitë:

Mos bëni ‘cake smash’, pra mos ia shtypni tortën në fytyrë partneres. “Ka kushtuar orë dhe para të rregullohet grimi dhe flokët. Për disa duket argëtuese, por në fakt prish gjithçka,” – thotë ajo. Në vend të kësaj, sugjeron një kafshatë intime me pirun apo edhe me gishta.

Mos postoni foto të nuses e dhëndrit para se ta bëjnë ata vetë. Sipas Whitmore, kjo është një tjetër mënyrë për të marrë vëmendjen që nuk ju takon.

Mos e teproni me alkoolin. Përveç se mund të turpëroni veten, mund të turpëroni edhe çiftin që ju ka ftuar.

Pra, për ta thënë shkurt: nëse planifikoni një propozim spektakolar, bëjeni në një ditë që është 100% e juaja. Dasma e dikujt tjetër nuk është skena për momentin tuaj romantik.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!
Breaking News

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!

13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!
Breaking News

(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!

13/02/2026
“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $
Breaking News

Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $

12/02/2026
Next Post
Nuk është më sekret, Ronela publikoi foto me partnerin dhe ne na bënë sytë zemra!

Nuk është më sekret, Ronela publikoi foto me partnerin dhe ne na bënë sytë zemra!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera