Djali i ish-kryetares së Kuvendit, Genari Topalli, i dha fund beqarisë këtë fundjavë, duke kurorëzuar dashurinë e tij me Cindy Marina-n. Çifti zgjodhi për ceremoninë e tyre madhështore Bazilikën e Shën Marisë në Romë, një vend që i dha një magji të veçantë ditës së tyre të madhe.
Jozefina Topalli nuk i fshehu emocionet e mëdha, teksa ndau me ndjekësit momente nga kjo ditë e paharrueshme.
“Në Bazilikën e Shën Marisë të Altarit të Qiejve, në Romë, Genari dhe Cindy kurorëzuan dashurinë e tyre.
Si nënë, ky ishte një moment i paharrueshëm, plot emocion e mirënjohje.
Uroj që martesa e tyre të jetë gjithmonë e mbushur me dashuri, respekt e bekim nga Zoti”, – shkroi ajo me fjalë që përcjellin dashuri dhe krenari të pafundme.
Në rrjete sociale, fotot nga ceremonia morën vëmendje të madhe, ku miq dhe ndjekës uruan çiftin për fillimin e një kapitulli të ri në jetë.









