Tetori sjell një qiell të ngarkuar me energji introspektive. Ndërsa stina e vjeshtës thellon tonet e saj të ngrohta e të qeta, disa prej planeteve të mëdhenj gjenden në retrogradë, duke na ftuar të ndalojmë, të rimendojmë dhe të ristrukturojmë rrugët tona personale.
Ky është muaji i Plutonit, Saturnit dhe Neptunit retrogradë, ndërsa Mërkuri fillon të ngadalësohet, duke hyrë në zonën e hijes, drejt retrogradës së nëntorit.
Pluto në retrogradë, deri më 13 tetor
Plutoni ka qenë në retrogradë që prej 4 majit dhe më në fund kthehet në lëvizje direkte më 13 tetor, në shenjën e Ujorit.
Gjatë muajve të fundit, kjo energji ka hapur tema të thella lidhur me pushtetin personal, transformimin e brendshëm dhe raportin tonë me sistemet që na rrethojnë.
Tani që Plutoni del nga retrograda, fillon një periudhë rilindjeje, aty ku kemi qenë të bllokuar, do të fillojmë të shohim përparim.
Saturni në retrogradë – gjatë gjithë tetorit
Saturni, planeti i strukturës dhe përgjegjësisë, vazhdon retrogradën e tij nga 13 korriku deri më 27 nëntor.
Në tetor, kjo energji është në kulm: na shtyn të rishikojmë kufijtë, disiplinën dhe angazhimet tona afatgjata. Kjo nuk është një kohë për veprime impulsive, por për ristrukturim të qëllimeve dhe përmirësim të bazave. Nëse diçka duket se po ecën ngadalë, është sepse universi po kërkon stabilitet para se të të japë suksesin e plotë.
Neptuni në retrogradë – Gjithë tetorin
Neptuni, planeti i ëndrrave dhe iluzioneve, është në retrogradë që prej 4 korrikut dhe do të mbetet i tillë deri më 10 dhjetor.
Kjo sjell qartësi shpirtërore, por edhe zhgënjime për ata që kanë jetuar në iluzione. Në tetor, ndjeshmëria është e lartë, mund të kemi frymëzim të thellë artistik ose dëshirë për të ikur nga realiteti.
Balanca qëndron te pranimi i së vërtetës, sado e ndërlikuar të jetë ajo.
Mërkuri – në zonën e hijes
Mërkuri nuk është ende retrogradë, por më 21 tetor hyn në hijen e periudhës që do ta çojë në retrogradë më 9 nëntor.
Kjo do të thotë se çështjet që lindin në fund të tetorit mund të rikthehen për rishikim në nëntor.







