Pas shkarkimit nga detyra e tij si Guvernator i BSH, Ardian Fullani ka bërë gjumë të shqetësuar me ëndrra dhe ankth, ka pasur mungesë të theksuar oreksi dhe i është ulur vetëvlerësimi. Këto janë disa nga konstatimet e psikologes Jonida Haxhiu, sipas së cilës, dëmi psikologjik, moral e ekzistencial i shkaktuar tek ish-Guvernatori është në nivel maksimal. Raporti psikologjik është administruar dje si provë nga Gjykata Administrative në gjyqin ku Fullani ka paditur Bankën e Shqipërisë dhe Kuvendin e Shqipërisë. Ish-Guvernatori kërkon shfuqizimin e vendimit për shkarkimin e tij dhe shpërblim financiar e moral. Një nga metodat e përdorura në raportim ka qënë edhe ajo e intervistimit gjatë së cilës Fullani ka rrëfyer përjetimet e tij pas vjedhjes së 713 milionëve në BSH, ngjarje rreth së cilës ai u deklarua i pafajshëm./ Panorama