Të ftuara në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, aktoret dhe mikeshat Erjola Doçi dhe Rike Roçi folën për projektin e tyre më të fundit kinematografik, filmin “ADN”, duke ndarë disa prapaskena interesante nga xhirimet.
Gjatë intervistës, Erjola nuk i shpëtoi pyetjes për puthjen e famshme me Meriton Mjekiqin, e cila kishte bërë bujë në rrjet.
“Sigurisht ishte thjesht një puthje skenike, dhe një puthje skenike nga një puthje në jetën reale ndryshojnë shumë,” – tha Erjola me humor. “Në set xhirimi bëhen aq shumë dublime sa që ti je i mpirë dhe përpiqesh vetëm ta nxjerrësh skenën siç duhet, pa menduar më asgjë tjetër.”
Aktorja shtoi gjithashtu se marrëdhënia e saj me Meritonin dhe Riken është miqësore edhe jashtë ekranit. “Pastaj unë, Rike dhe Meritoni jemi miq edhe në jetën reale,” – u shpreh ajo.
Por surpriza më e madhe ishte zbulimi që bëri në fund:
“Në fakt, një fakt interesant është se Rike ishte ajo që duhej të puthej me Meritonin, ama kur regjisori pa se mes tyre nuk kishte fare kimi, atëherë u zgjodh që lidhja romantike të ishte me mua.”
Me këtë sqarim, Erjola i dha fund spekulimeve që kishin qarkulluar prej kohësh në rrjet rreth “puthjes që bëri çiftin”.








