Edhe pse nuk ishte pjesë e “unfollow-it” që ndezi rrjetin mes Kiarës dhe Dojna Memës, Luizi nuk e la dot pa hedhur pak “kripë” në plagë. Me stilin e tij të zakonshëm ironik, ai ka reaguar në mënyrë që shumë fansa e kanë marrë si një “thumb” të drejtpërdrejtë ndaj moderatores.
Në një postim që duket se është bërë pas një bisede me Kiarën, Luizi ka shpërndarë një mesazh që shumë e kanë interpretuar si përgjigje për Dojnën, por me një “twist” të vetin.
“Kur më pyesin drejtpërdrejt jashtë kamerave, kam këllqe për t’u përgjigjur drejtpërdrejt! Sepse ndjehem rehat dhe nuk merrem me sajesa që i besojnë vetë. E thënë kjo, tema është e paparë dhe kam shumë interes ta tjerrë edhe më shumë se kaq publikisht. Natën e mirë.”
Ky koment, siç pritej, ka bërë xhiron e rrjetit, duke ndezur sërish diskutimet mes fansave të Kiarës dhe Dojnës. Dhe tani që “beteja” është hapur, të gjithë presin me kureshtje: a do të reagojë Vlashenti? 😜









