Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më! 02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen” 02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë! 02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije… 02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP? 02/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Të vesh unë xhaketat e dashnorëve të tu?!” Moza Ahmeti tregon episodin epik me partnerin polak!

22/10/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
“Të vesh unë xhaketat e dashnorëve të tu?!” Moza Ahmeti tregon episodin epik me partnerin polak!

Në një intervistë plot energji në “Klo’s Friends”, Mimoza Ahmeti tregoi si gjithmonë se përveç poetes, është edhe një personazh që di si të bëjë çdo bisedë argëtuese. Gjatë një bisede me Klotilda Harka-n, ajo rrëfeu një episod shumë interesant nga marrëdhënia e saj me partnerin polak.





Klodi nisi me një koment të pafajshëm:

Klodi: “Moza, më bëri shumë përshtypje kjo xhaketa jote. Shumë e bukur, po më duket si xhaketë burrash?”

Dhe përgjigjja e Mozës? Si gjithmonë, plot jetë:


Moza: “Ky është një kostum i gjatë që ma pati dhuruar një stilist në Francë që e kisha dhe mik. Ai më tha ‘nuk më bën më, rri i gjatë, po ke një njeri që i bën, merre’. Unë desha t’ja jepja polakut. Dhe i thash ‘kështu kështu ma ka dhuruar një miku im’. Ai më tha: ‘Ça thua mi?! Të vesh unë xhaketat e dashnorëve të tu? As që bëhet fjalë!’”

Pas kësaj, Klodi nuk mund të mos shpërthente në të qeshura:

Klodi: “Polaku qenka 100% shqiptar! Më shqiptar se sa polak me sa po kuptoj!”

Por Moza, me qetësinë e saj karakteristike dhe me humor, e mbylli situatën në stilin e vet:

Moza: “Jo, ai i bën dhe për humor. Por mua më pëlqeu, ishte xhaketë chic dhe thashë – po e vesh vetë më mirë!”

Në mes të batutave dhe të qeshurave, intervista tregoi edhe njëherë sa spontane është Mimoza Ahmeti — një grua që nuk ka frikë të flasë hapur për ulje-ngritjet e marrëdhënies së saj me partnerin më të ri në moshë, as për detajet që shumica do t’i mbante për vete.

Në fund të ditës, ajo mbetet Moza që njohim: e sinqertë, e lirë dhe me një stil që s’ka nevojë për miratimin e askujt!

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!
Breaking News

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!

02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!
Breaking News

”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!

02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…
Breaking News

“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…

02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?
Breaking News

Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?

02/03/2026
“Janë një m*t i madh, të gjithë janë të blerë”, Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve
Breaking News

“Jam fejuar 4 herë”, Albano Bogdo hap zemrën: Dua të bëhem baba, por…

02/03/2026
Next Post
Fero flet për herë të parë pas akuzave: Nuk e kam dhunuar Arbenitën, dua vetëm të shoh vajzën time!

Fero flet për herë të parë pas akuzave: Nuk e kam dhunuar Arbenitën, dua vetëm të shoh vajzën time!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera