Prej të hënës, më 3 Nëntor, në orën 21:00, paneli i jurisë së Albania’s Got Talent do të pasurohet me prezencën e artistës së madhe, Elsa Lila!
Me gjykimin e saj të ftohtë, por gjithmonë profesional, Elsa do të sjellë një dimension krejt tjetër të talentit të saj të shumëanshëm. Publiku do të ketë mundësinë të shohë anën më të vendosur dhe kritike të multi artistes, duke e bërë çdo performancë të padiskutueshme dhe emocionuese.








