Nëse menduat se interneti nuk mund të bëhej më absurd, ja ku jemi përsëri. Dictionary.com ka shpallur “fjalën” e vitit 2025… dhe nuk është fjalë fare. Është shprehja virale “6-7”, e cila ka marrë dhenë në rrjetet sociale, ka hutuar prindërit dhe ka pushtuar bisedat e çdo adoleshenti në Tokë.
Thjesht imagjinojeni: fëmijë duke e shqiptuar pa pushim, ndërsa mësuesit dhe prindërit rrotullojnë sytë. Nëse keni dëgjuar shprehjen dhe keni mbetur po aq të hutuar sa gjithë të rriturit – jeni në të njëjtin klub.
Sipas Dictionary.com, përzgjedhja e fjalës së vitit synon të kapë shpirtin e kulturës dhe komunikimit modern. Këtë herë, edhe vetë ata janë të pasigurt: “Don’t worry, because we’re all still trying to figure out exactly what it means,” deklaruan ata.
Si lindi fenomeni “6-7”
Gjithçka filloi nga një këngë e vitit 2024, “Doot Doot (6-7)” e reperit Skrilla. Më pas fraza u shpërnda nga TikTok, e ndihmuar edhe nga yje të basketbollit si LaMelo Ball, që ironikisht është 6-foot-7. Pastaj një djalë – tashmë i famshëm si “The 6-7 Kid” – bërtiti frazën në një video virale ndërsa një mik përkrah tij lëvizte duart në ajër. Pjesa tjetër është histori interneti.
Çfarë do të thotë “6-7”?
Askush nuk e di. Dhe ndoshta pikërisht kjo është arsyeja që u bë hit.
Dictionary.com sugjeron se, kur kombinohet me atë lëvizjen e duarve të çuditshme, mund të nënkuptojë “so-so” ose “maybe this, maybe that”. Ndërkohë, Merriam-Webster e përkufizon si “a nonsensical expression used especially by teens and tweens.”
Domethënë… një mënyrë elegante për të thënë që është një shaka pa kuptim. Por sipas Dictionary.com: “It’s meaningless, ubiquitous and nonsensical. In other words, it has all the hallmarks of brainrot. Still, it remains meaningful to the people who use it because of the connection it fosters.”
Reagimi global
Nga videot e prindërve që përpiqen ta kuptojnë, tek mësues që e ndalojnë në klasë, fenomeni ka marrë jetë më vete. Ka kaluar edhe në kulturën pop – duke përfshirë premierën e sezonit të ri të South Park, që iu dedikua shakasë.
Dhe po, ka arritur deri në NFL si mënyrë festimi. Interneti është një vend i çuditshëm.
Pse u zgjodh si “fjalë” e vitit?
Sepse nuk ka mënyrë më të mirë të përshkruash vitin 2025 sesa me një frazë të pakuptimtë që bashkon një brez dhe i bën të tjerët të ndjehen… të vjetër. Sipas platformës, kërkimet për “6-7” u rritën gjashtëfish që nga qershori – dhe nuk kanë rënë që atëherë.








